Kërkohen reforma të thella në drejtësi

Politika

Kërkohen reforma të thella në drejtësi

Nga: A.M. Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:45
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka shpallur 12 persona të pafajshëm në rastin listave të veteranëve.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ky vendim ishte i pritshëm, ku njerëz të politikës ishin të akuzuar.

“Një vendim i pritshëm, s`kishte si të ndodhte ndrysh. Në një shtet të kapur vendimet janë gjithnjë në shërbim të pushteti, njerëzit që janë akuzuar në këtë rast janë njerëz të pushteti, të  partive të dalura nga lufta e të cilat janë kapëse të shteti. Vendimet skandaloze janë të pritshme derisa ky shtet nuk ç`kapet, derisa kemi prokurorë dhe gjykatës që ditën rrinë në gjykatë dhe darkën e hanë me politikanë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është dëshmi e qartë që drejtësisë i duhet reformë e thellë.

“Kjo është edhe arsye që u themelua Gjykata Speciale, në mungesë të drejtësisë këtu. Ky vendim skandaloz i sotëm është dëshmi e qartë se drejtësia ka nevojë për reforma të thella. Si mund të shpallën të pafajshëm, derisa edhe fëmijët  5 vjeç e dinë se listat e veteranëve janë 300 % fishuar, këtë edhe vet të pandehurit e kanë pranuar se listat janë të fryra, do të mjaftonte kaq që gjykata të shpallte fajtorët. Drejtësia ka vdekur moti, sot vetëm iu tha lumturia e fundit asaj”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat