Analisti përmbysë sondazhet që e nxorën VV-në fituese, përmend partinë fituese të zgjedhjeve

Politika

Analisti përmbysë sondazhet që e nxorën VV-në fituese, përmend partinë fituese të zgjedhjeve

Nga: M.H Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Zgjedhjet në vendin tonë po afrohen dita ditës.

14 shkurti është dita kur qytetarët do të votojnë për përfaqësuesit e tyre.

Fushtatat parazgjedhore, aderimet dhe premtimet kanë filluar që nga caktimi i datës së mbajtës së zgjedhjeve, shkruan “Bota sot”.

Së bashku me gjithë këto janë sondazhet ato të cilat po bëjnë “namin” duke renditur partitë fituese në këto zgjedhje. Këto të fundit nxjerrin VV-në fituese, mirëpo të papranueshme po i shohin partitë kundërshtare të saj. Ku së fundi patëm edhe një kundërpërgjigje nga LDK-ja e cila reagoi për sondazhin e krijuar nga kolegji Rinvest që “kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë kundërpërgjigja për këto sondazhe”, shkroi zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ndërsa në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, përmendi deklaratën e Blinken i cili përgëzoi shtetet për marrëveshjen mes tyre në Uashington, pra Kosovën dhe Serbinë.

Shahu thotë që Hoti pasi nënshkroi këtë marrëveshje ishte Kurti ai që ka “vjellur” kundër kësaj marrëveshje.

“Anthony Blinken i tha Kongresit në SHBA që e duartroket marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë që u nënshkrua në prani të presidentit Trump. VV dhe z. Kurti kanë vjell kundër asaj marrëveshjeje, kundër Grenellit dhe presidentit Trump. Çfarë do bëj Albini me atë që nënshkroi Avdullah Hoti në zyrën ovale”, u shpreh Shahu.

Analisti foli edhe për sondazhet që po publikohen kohëve të fundit e që fituese po e nxjerrin VV-në, ai thotë që VV nuk do të jetë fituese sepse nuk sjellë paqe e stabilitet.

Sipas Shahut Kurti kërcënon me pranga e burg dhe se LDK është konkurrenta më serioze kjo sepse në LDK nuk gjejnë vend ekstremizmat fetare dhe se Kosova është ky shtet që është fal kontributit të LDK-së.

“Sa për sondazhet unë besoj se nuk është VV parti fituese sepse nuk sjellë paqe e stabilitet, nuk sjellë urtësi, dije, por Albini kërcënon me pranga e burg, pasi me demagogji i ka nxirë të gjithë zyrtarët e vendit në dy dekada. Besoj se LDK është konkurrentja më serioze. Në LDK nuk gjejnë vend ektremizmat fetare dhe asnjë lloj ekstremizmi. Kosova është ky shtet që është fal kontributit të LDK-së dhe qytetarëve”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat