“Epoka e rugovizmit”, analisti shpreh pikëllim për ndarjen e një personaliteti të rrallë si Rugova

Politika

“Epoka e rugovizmit”, analisti shpreh pikëllim për ndarjen e një personaliteti të rrallë si Rugova

Nga: M.H Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:29
Ibrahim Rugova

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Rugova mbetët emri më I dashur për gjithë qytetarët e vendit pavarësisht që vitet po kalojnë ato nuk po zbehin kontributine tij për vendin tonë.

Në lidhje më këtë përvjetor të Rugovës, “Bota sot”, ka kontaktuar me analistin Skënder Zogaj, i cili nuk hezitoi që të flas për presidentin Rugova duke treguar vlerat që ai kishte në kohën kur qeveriste vendin.

Image
Skënder Zogaj

Zogaj u shpreh që Rugova ka shkrirë gjithë jetën e tij për një idela që i që i dedikohet mirësisë për njerëzit e vendit të tij, por që njëkohësisht është e dobishme edhe për njerëzit e vendeve të tjera.

Duke shtuar që Rugova arriti të mposhtë forcën më të egër ushtarake në Ballkan.

“Historia njerëzore ka dëshmuar se, bota vdes me vdekjen e njeriut, sidomos kur ky njeri e shkrinë jetën e tij për një ideal që i dedikohet mirësisë për njerëzit e vendit të tij, por që njëkohësisht është e dobishme edhe për njerëzit e vendeve të tjera! I këtillē ishte dr. Ibrahim Rugova, udhëheqësi shpirtëror, ideatori dhe vizionari i urtë e mendjendritur, strategu i çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, që me "rrezistencë paqësore" e mposhti forcën më të egër ushtarake të regjjmit më barbar të Ballkanit dhe popullin shqiptar e riktheu në gjiun e popujve të botës së civilizuar euro-atlantike”, u shpreh Zogaj.

Në fund, Zogaj tha që Rugova arriti të krijoj “Epokën e rugovizmit” e cila ka demantuar forcën e dhunën në vendin tonë andaj në këtë përvjetor analisti thotë që nuk mund të mos ndjejmë dhembje e pikëllim që ky personalitet i rrallë ndërroi jetë.

“Filozofia politike dhe diplomatike e Presidenti Ibrahim Rugova e krijoi epokën e revhistorike, që është pranuar si "Epoka e rugovizmit", e cila e ka demantuar filozofinë e forcës së dhunës që gjithmonë e gjithkund është e destinuar për të dështuar! Prandaj, nē përvjetorët e vdekjes së Presidentit Rugova, nuk mund të mos e ndjejmë dhembjen dhe pikëllimin që ky personalitet i rrallë ndërroi jetë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për udhëheqjen e tij”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat