Reagon Tomë Gashi, flet për vendimin për zgjedhje i cili ka prapavijë para tri viteve

Politika

Reagon Tomë Gashi, flet për vendimin për zgjedhje i cili ka prapavijë para tri viteve

Nga: A.M. Më: 21 janar 2021 Në ora: 18:57
Tomë Gashi

Personat të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit nuk mund të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këtë çështje e ka komentuar avokati Tomë Gashi.

Gashi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk mundet t`i ndryshojë ligjet dhe as kushtetutën e vendit.

“Gjykata Kushtetuese, nuk mundet ti jep fuqi prapavepruese vendimit të vet. Kjo Gjykatë nuk mundet ti ndryshojë ligjet dhe as kushtetutën”, ka thënë ai, shkruan "Bota sot".

Po ashtu, Gashi e ka komentuar vendimin për mos lejimin e kandidimit të personave që  kanë qenë të dënuar.

“Na po e nxjerrim një ligj, dhe po ia japin një emërtim, qoftë ligji për zgjedhjen e deputetëve ,  qoftë çfarëdo ligji, çfarëdo emërtimi , apo po i ndryshojmë ligjet që janë tani, faktikisht që veprojnë, aplikohen  tani. Që sot e tutje,  kushdo që është i dënuar, qoftë me kusht, qoftë me gjobë, qoftë edhe mos me ironizu personin, me 18 euro gjobë, nuk mundet me qenë deputet. Ajo mundet me qenë e padrejtë , po duhet me u respketu, por jo me pru një vendim sot me prapavijë para tri viteve, është krim i tyre”, ka thënë Gashi në emisionin n`rreth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat