Deklarata e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë, analisti tregon pse e ka thënë atë

Politika

Deklarata e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë, analisti tregon pse e ka thënë atë

Nga: A.SH Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:55
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë ka thënë se, nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, atëherë ai do ta hapte rrugën referendumit për bashkimin me Shqipërinë.

Kjo deklaratë nxiti shumë reagime, në mesin e tyre edhe nga kryeministri serb Aleksander Vuqiç duke thënë se “Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë”

Analisti Skënder Zogaj për "Bota sot" ka komentuar deklaratën e Haradinajt duke thënë se, pavarësisht nga reagimet dhe komentimet e ndryshme, është një deklaratë mjaft interesante, e besa edhe domethënëse, sepse lideri i AAK-s nuk e ka thënë kot.

“Deklaratën e Ramush Haradinajt pavarësisht nga reagimet dhe komentimet e ndryshme, është një deklaratë mjaft interesante, e besa edhe domethënëse, sepse lideri i AAK-s nuk e ka thënë kot! Përkundrazi, Ramush Haradinaj e riktheu në vëmendje parullën e "bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që me krrokama të zjarrta e kanë proklamuar "atdhetarët e flaktë", por që e kanë zëvendësuar me marrjen e pushtetit në Kosovë! Ramush Haradinaj jo rastësisht e riaktualizoi! Dhe bëri fort mirë bëri që ua rikujtoi horllëkun strucëve politikë, të cilët përmes kësaj parulle brutalisht i kanë provokuar ndjenjat e qytetarëve, duke i mashtruar me referendumin e bashkimit me Shqipërinë”, ka thënë Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

 

Sipas tij, Haradinaj me këtë deklaratë ua bëri me dije se, nëse deri në vitin 2025 nuk e ndryshojnë gjendjen e Kosovës, i pret logaridhënia e madhe.

“Lideri i AAK-s strucëve politikë, ua bëri me dije se, nëse deri në vitin 2025 nuk e ndryshojnë gjendjen e Kosovës, i pret logaridhënia e madhe. Deklarata e Ramush Haradinajt u dha në shenjë të hapjes se fushatës elektorale për zgjedhet parlamentare të shkurtit, por kishte të bënte edhe me parafushatën zgjedore të kandidaturës që Haradinajt e ka paraqitur pë President të Kosovës”, përfundon Zogaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat