A do të mund të kandidojë Albin Kurti në zgjedhje? Flet juristi

Politika

A do të mund të kandidojë Albin Kurti në zgjedhje? Flet juristi

Nga: G.B Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:09
Albin Kurti

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë për deputetë, janë hequr nga lista zgjedhore.

Ky vendim nga bërë që të ketë reagime të shumta, duke u cilësuar si jo i drejtë.

E Kurti ka thënë se lista është dorëzuar dhe se ai do të jetë bartës i saj.

Por, a ka mundësi që Kurti të kandidojë në këto zgjedhje?

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani thotë se nuk mund ta bëjë në këto zgjedhje, por mund të kandidojë pas shtatorit 2021 dhe se nuk ka tolerancë për askënd, pasi ligji po vjen duke u forcuar.

“Jo, këto zgjedhje kanë përfunduar për Kurtin, edhe postet publike deri në shtator 2021 kur t’i skadon dënimi me kusht. Të gjithë këta persona që kanë kryer vepra penale të ndryshme, çfarëdo qofshin ato, duhet të jenë të kujdesshëm në të ardhmen. Legjislacioni po vjen duke u forcuar, nuk ka tolerancë më. Është e çuditshme që një njeri që do të bëhet kryeministër nuk e respekton ligjin dhe prapë deklaron se është bartës i listës, pra këtu s’ka gjë”, është shprehur ai.

Sipas tij, së pari duhet respektuar ligji dhe rendi kushtetues dhe pastaj vijnë të tjerat.

“Së pari duhet të respektosh rendin dhe ligjin, rendin kushtetues pastaj këto tjerat. Ligjet në shtetet perëndimore janë shumë rigoroze, edhe kundërvajtjet i sanksionon për kandidatët, pra ato shumë të thjeshta dhe pagesa të ulëta me gjobë, por nëse ka vepra të tilla, i ndalojnë nga kandidimi sepse i cilësojnë si kryes të veprave”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat