Cila parti ka më shumë familjarizëm me listat e kandidatëve për deputetë?

Politika

Cila parti ka më shumë familjarizëm me listat e kandidatëve për deputetë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 janar 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim “Bota sot”

Partitë politike dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë, s’ke çfarë të shohësh, fund e krye lista të familjarëve, servilëve, njerëz pa integritet, me përjashtime të rralla.

Në përgjithësi janë shumë pak deputetët që meritojnë votën e qytetarëve, në çdo parti politike natyrisht se ka njerëz me integritet, por në përgjithësi kandidatë shumë, por cilësi shumë pak. S’ka si të ketë cilësi derisa njerëzit më të mirë janë jashtë listave, atyre u kanë zënë vendin familjarët e ish politikanëve, të cilët nuk jetojnë, e disa edhe janë në Hagë.

Duke nisur nga Vetëvendosje e cila ka futur në listë gruan e Rexhep Selimit, pa asnjë meritë, kriter dhe vlerësim, vetëm se është gruaja e Rexhepit, pa qarë kokën nëse ajo ka aftësi, projekt për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ka shumë gra të zonja në VV, shumë më të zonja se gruaja e Rexhep Selimit, e të cilave nuk u jepet hapësirë për të kandiduar, derisa i jepet hapësirë dikujt pa pasur lidhje me politikë, dhe pa qenë fare e përgatitur për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Gruaja e Rexhës thjeshtë e merr një pagë, nëse zgjidhjet, do të jetë vetëm numër për të ngritur dorën sa herë që i kërkohet nga partia dhe kaq. Edhe LDK ka avancuar fëmijët e ish aktivistëve të vrarë të saj, të cilët me apo pa meritë janë bërë edhe deputetë e ministra, derisa kanë mbetur jashtë shumë kuadro të respektuara e të cilët kanë se çfarë japin. Kjo mendësi e familjarizmit është edhe në PDK, atu ku janë avancuar familjarët e Hashimit, Kadriut etj , pa asnjë meritë, vetëm se janë të afërt të tyre.

AAK s’quhet për familjarizëm, vëllai i Ramushit, kunata e tij dhe shumë të tjerë vazhdojnë të shquhen për poste, favore të shumta. Derisa kulmi i familjarizmit është Nisma, fatmirësisht në zhdukje, dhe e cila është sinonim i nepotizmit, të keqes së madhe që ka degraduar shtetin në nivel të ulët. Mendësia e bajraktarizmit, traditës së feudalizmit, është pjesë përbërëse e një mendësie që ka degraduar shtetin deri në pikën më të ulët të saj.

Ka shumë njerëz, njerëzit më të mirë të vendit, janë jashtë listave të partive politike, ata nuk vijnë në shprehje sepse nuk kanë lidhje familjare me kreun e partisë. Përballë dijes, vizionit, vjen në pah lidhja, nepotizmi, e të cilat bëjnë që të rinjtë e këtij vendit të lëshojnë Kosovën. Fatkeqësisht në lista e partive politike ka pak njerëz që vërtet meritojnë votën, andaj kemi ngecje në miratimin e ligjeve, dhe mbi të gjitha qytetarët nuk ua shohin deputetëve hajrin, pasi ata nuk janë aty për qytetarët, por për të marr një pagë. Lista më shumë kandidatë, por me pak cilësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat