Zhvillimet e papritura/ Haziri tregon arsyet: Ja pse Vjosa Osmani nuk bëhet presidente – ky është koalicioni paszgjedhor

Politika

Zhvillimet e papritura/ Haziri tregon arsyet: Ja pse Vjosa Osmani nuk bëhet presidente – ky është koalicioni paszgjedhor

Nga: P.R Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Eksperti amerikan David L. Phillips, në një bisedë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ndër tjerash ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk arrin shumicën në zgjedhje, mund të bëjë koalicion me AAK-në.

Por sipas Phillips, një gjë e tillë mund ta prish marrëveshjen e VV-së me Vjosa Osmanin.

“Pluralizmi politik është thelbësor për demokracinë. Ka personalitete të tjera të forta, të tilla si Ramush Haradinaj, të cilët janë të rëndësishëm për debatin politik dhe ndërtimin e konsensusit. Nëse VV nuk ka vota të mjaftueshme, VV-ja mund të hyjë në koalicion me AAK-në që do të prishte koalicionin midis VV-së dhe zonjës Osmani”, është shprehur Phillips.

Se mund të ndodhë një koalicion mes Vetëvendosjes dhe AAK-së, e thotë edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Janë reale pritjet e koalicionit LVV dhe AAK, pa marr parasysh se një koalicion i tillë nuk prodhon kurrfarë stabiliteti politik e as që paraqet ndonjë ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit siç pretendohet nga VV-ja”, thotë analisti Haziri për gazetën “Bota sot”.

Por ndryshe nga Phillips, Haziri thekson se nuk do të ketë përçarje mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nëse ndodhë koalicioni Vetëvendosje-AAK.

“Ndërsa se a mund të shkaktoj thyerje ky koalicion në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, unë mendoj se jo, për faktin se znj. Osmani nuk paraqet identitet të vetin politik, dhe do të jetë e kënaqur nga ajo që do t’i ofroj z. Kurti për shërbimet e znj.Osmani në aspektin politik bërë këtij të fundit”, shprehet Haziri.

Më tej, Haziri deklaron se Vjosa Osmani nuk do ta marr postin e presidentes, ashtu siç po synon në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ndërsa nëse bazohemi se znj. Osmani iu është premtuar posti i presidentes së vendit, kjo ka qenë vetëm si një trik elektoral, pasi edhe vet znj.Osmani ka qenë e vetëdijshme se ambicie apo ëndërr të saj nuk do ia realizon kreu i LVV-së Albin Kurti. Andaj z. Osmani do të jetë e kënaqur me akomodimin e saj në LVV dhe ndonjë post ta ardhshëm qeveritar për të”.

Për fund, Haziri paralajmëron se vendi do të futet në krizë të thellë politike.

“Por në fund dua ta them se as ky koalicion nuk do ia përmbush pritjet e z. Ramush Haradinaj për tu zgjedhur në postin e presidentit të vendit, kështu që do kalojmë nga kriza në krizë edhe më të thellë politike e institucionale me pasoja të mëdha për vendin”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat