Ja çfarë kishte thënë/ Ish agjenti zbulon dëshmitarin kundër Hashim Thaçit në Speciale

Politika

Ja çfarë kishte thënë/ Ish agjenti zbulon dëshmitarin kundër Hashim Thaçit në Speciale

Nga: P.R Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident. Gjergj Dedaj ende s’ka folë. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëvizë në Kosovë”. Kështu kishte rrëfyer Gjergj Dedaj në vitin 2011, atëherë kur kishte vendosur që të flas për ish presidentin, Hashim Thaçi, tani i akuzuar dhe burgosur në Hagë.

E pas 10 vitesh, Gjergj Dedaj, tash ambasador i Kosovës në Maqedoni, është kontaktuar nga Gjykata Speciale, lajm të cilin e bëri të ditur vet Dedaj.

“U kontaktova nga Gjykata Speciale ! Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage! Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale! Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim! I thash s'kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush. Jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t'i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavarësi”, shkroi ndër tjerash në njoftimin e tij Gjergj Dedaj.

Por për çfarë u kontaktuar Gjergj Dedaj nga Gjykata Speciale?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, njeherit i intervistuar në Speciale, Naim Miftari.

Miftari thotë se Gjergj Dedaj është ftuar si dëshmitar nga Specialja, dhe se kjo lidhet me deklaratat e dhëna për Hashim Thaçin.

Image
Naim Miftari

“Besoj 100% se Gjykata Speciale e ka thirr si viktimë, domethënë si dëshmitar kundër Hashim Thaçit çka do të deklaroj para hetuesve dhe prokurove në Hagë është çështje e tij private, por fort kisha dashtë me ditë me pas kanë gjallë sot atdhetari Behadin Hallaqi në cilin shtet kishte me qenë sot Ambasador i Kosovës”, ka thënë Miftari për “Bota sot”.

Miftari thotë se të gjithë dëshmitarët e mundshëm të Speciales, Thaçi më kohë i ka ofruar afër vetës.

“Dhe si u bë trend pastaj duke ju frikësuar Gjykatës Speciale, por edhe reitingut politik të Hashim Thaçit, gjithë ata “pacientë” të tij që gjatë luftës që kishin kaluar nëpër duart e tij gjatë “terapisë” marrja në pyetje, ata që patën fat të mbijetojnë luftën i bëri këshilltar, i punësoi nëpër PTK, i afroi afër vetes, afër PDK-së dhe ju dha dekorata të heronjve ose i punësoi nëpër Ambasada e konsullata të Kosovës jashtë vendit. Gjergj Dedaj posa u bë ambasador nga vet Thaçi i hëngri fjalë e thëna në publik aq e demantoi veten sa që në një emision televiziv e paraqiti vetën si gënjeshtar, si një sharlatan dhe njeri i pa vlerë”, deklaron për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat