Profesori flet për KQZ-në, befason me pyetjen publike ku i’a përmend edhe Listën Serbe

Politika

Profesori flet për KQZ-në, befason me pyetjen publike ku i’a përmend edhe Listën Serbe

Nga: M.H Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në një mbledhje të KQZ është bërë certifikimi i partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë ceritifkim nuk arritën të certifikohen LVV dhe Nisma.

Pas mbledhjës së KQZ reagimet qenë të mëdha për mos certifikimin e partive, duke mos e parë aspak të arsyeshme nga ana e KQZ-së.

Pa reaguar nuk mbeti as ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani e cila u shpreh që nëse vazhdojnë këto situate atëhere do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

Mirëpo pas kësaj deklarate të Osmanit padyshim që u ngjallen reagime kundrejt Osmanit duke e akuzuar për kërcënim ndaj një institucioni të pavarur demokratik.

Në lidhje me këto ngjarje të fundit para zgjedhjeve të 14 shkurtit, “Bota sot”, kontaktoi me profesorin Sulejman Mehazi.

Profesori u shpreh që nuk është kundër vendimeve të KQZ-së mirëpo që ligji duhet të vlejë për të gjithë njejtë, pasiqë nuk mund të mos ceritfikohen të VV-së e të certifikohen të PDK-së, përcjell “Bota sot”.

Image
Sulejman Mehazi

Më tej, profesori I bën një pyetje publike KQZ-së, duke iu drejtuar se çfarë ka bërë me Listën Serbe në krye me Rakiqin duke shtuar që KQZ-ja a e ka çertifikuar listën e këtyre deputetëve serb të cilët shumica prej tyre Kosovën e pranojnë si territor serb.

“Nuk jemi kundër vendimeve të KQZ-së, po jemi kundër principeve të dyfishta të saj, nëse ligji vlen për njërën palë duhet të vlejë edhe për palën tjetër, nuk mundet të bëhet seleksionimesh partishë e deputetësh, njëra listë e deputetëve të çertifikohet e tjetra listë të mos çertifikohet, si është e mundur që KQZ-ja e zonjës Valdete Daka të jetë toleruese ndaj listës së deputetëve të LDK-së e PDK-së e ndaj listës së deputetëve të LVV-së e NISMA-s jo? A thua deputetët e LDK-së e PDK-së me të vërtetë janë të pastër para ligjit e KQZ-së?, nuk na besohet. Nëse na lejohet t'ia bëjmë një pyetje KQZ-së, se, çfarë ka bërë me listën e partive serbe të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës, sidomos me deputetët e Listës serbe në krye me Rakiqin, se, KQZ-ja a e ka çertifikuar listën e këtyre deputetëve serb të cilët shumica prej tyre Kosovën e pranojnë si territor serb, por edhe kanë dosje kriminale”, u shpreh Mehazi.

Në fund, profesori thotë që nëse ka kaluar lista kriminele serbe atëhere duhet të kalojë edhe lista e VV-së. Gjithashtu Mehazi thotë që edhe pse VV gjendet përballë kësaj sfide ajo nuk duhet asnjëhere të bojkotojë zgjedhjet pasi kjo do ta pikëllojë shumicën e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk mundet ligji kushtetues i zgjedhjeve parlamentare të jetë i kalueshëm për Listën kriminele serbe, kurse i pakalueshëm për LVV-në e Albin Kurtin. Lista e deputetëve të LVV-së me Albin Kurtin nuk çertifikohen për shkak dënimeve kushtëzuese ligjore, në anën tjetër çertifikohen deputetët me dosje kriminale të Listës serbe. Megjithë këto sfida ligjore e ndërkëmbëza të llojeve të ndryshm, LVV-ja nuk duhet bojkotuar zgjedhjet, përkundrazi duhet luftuar deri në fund për shkak se shumica e qytetarëve janë me ta. Bojkoti i LVV-së nuk i ndihmon situatës politike, përkundrazi ua zgjat jetën partive të korruptuara me dekada. Bojkoti i LVV-së pikëllon shumicën e qytetarëve të Kosovës:, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat