Përplasjet e ashpra mes Mustafës e Osmanit, profesori ‘zbulon’ qëllimin: Ja kush do të fitonte nëse VV-ja bojkoton zgjedhjet

Politika

Përplasjet e ashpra mes Mustafës e Osmanit, profesori ‘zbulon’ qëllimin: Ja kush do të fitonte nëse VV-ja bojkoton zgjedhjet

Nga: N. H Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:24
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Përplasjet e krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Vjosa Osmanin kanë vazhduar edhe këto ditë.

Kësaj radhe, është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili i ka reaguar ashpër u.d presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nuk e meriton të jetë as një orë në Presidencë.

Mustafa tha se me video-adresimin e saj, Osmani petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në Vetëvendosje.

Shefi i LDK-së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ-ja.

Lidhur më këtë çështje, për gazetën “Bota sot”, ka folu njohësi i rrethanave politike, Sulejman Mehazi.

Fillimisht, Mehazi konsideron se kryetarja e KQZ-së me vendimin e fundit ka dëmtuar rëndë listën e deputetëve të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

Image
Sulejman Mehazi

“Nëse bëjmë një analizë të thellë të fjalorit vitingues do vërejmë se e para e KQZ-së, Valdete Daka, në krye të KQZ-së është zgjedhur nga dy partitë përkrahëse; LDK e PDK, dhe është normale që Daka përkrah e certifikon listën e deputetëve të LDK-së e PDK-së. Valdete Dakën, LDK-ja e PDK-ja e kanë bërë aq të fuqishme sa që merr guximin e mohon listën e deputetëve të përbashkët të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Nëse KQZ-ja e Dakës ka dëmtuar rëndë listën e deputetëve të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit atëherë do ishte e padrejtë që Vjosa Osmani mos të reagonte ndaj këtyre veprimeve të KQZ-së e cila hapur ndihmon partinë e Isa Mustafës”, ka thënë Mehazi.

Kurse, sa i përket përlasjeve mes Osmanit dhe Mustafës, ai konsideron se këto më shumë kanë të bëjnë me një spektakël parazgjedhor.

“Këto reagime e përplasje në mes Vjosa Osmanit e Isa Mustafës më shumë kanë të bëjnë me spektakle parazgjedhore. Vjosa Osmani kritikon ashpër Valdeten, në anën tjetër, ndërhynë Isa Mustafa kundër Vjosës duke i dalë zot KQZ-së. I kënaquri ndihmon të kënaqurit, Mustafa i del zot KQZ-së se i vjen mirë, kurse Osmani kundërshton Dakën sepse ka vepruar kundër interesave të saja partiake. Reagimet e ashpra të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së e Valdete Dakës jo se i arsyetojmë ligjërisht, po duhet parë, se pse e prej nga kjo revoltë e madhe e Osmanit ndaj KQZ-së, besojmë se secili do kishte reaguar si Osmani nëse në njërën anë, për gabime të vogla ligjore kushtëzuese nuk certifikohet Kurti me deputetët e LVV-së kurse në anën tjetër, ligji i KQZ-së nuk parasheh listën e deputetëve serbë, të cilët konkurrojnë si deputetë në Republikën e Kosovës me stemën e flamurin e Serbisë dhe me Kosova e Metohija”, ka thënë me tej ai.

Ndërsa, në rast se Lëvizja Vetëvendosje bojkoton këto zgjedhje, Mehazi është i mendimit se kjo do të ishte në dobi të PDK-së dhe LDK-së.

“Këto padrejtësi ligjore e kushtetuese të KQZ-së duhet parë jo vetëm nga ana e LVV-së shqiptare, po edhe nga ajo e partive serbe. Prandaj, duke parë Vjosa e Albini këto padrejtësi të KQZ-së kërcënohen me bojkotimin e zgjedhjeve, që mendojmë se me abstenimet zgjedhore Albini e Vjosa do dëmtonit veten e më pas do pikëllonin shumicën e qytetarëve të Kosovës. Bojkotimi është në dobi të LDK-së e PDK-së e në dëm të madh të qytetarëve të Kosovës. E nderuar Valdete Daka, ligji duhet të vlejë i njëjtë edhe për listën e deputetëve serb, pa Republikën e Kosovës e me “Kosovo i Metohija” keni certifikuar deputetët serbë. Jo, jo kështu e nderuar Valdete Daka”, ka thënë krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat