“Bojkotimi i zgjedhjeve” - analisti thotë se militantizmi siguron mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta

Politika

“Bojkotimi i zgjedhjeve” - analisti thotë se militantizmi siguron mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta

Nga: A.Morina Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:43
Foto illustrim

Zhvillimet e fundit politike, kanë shkaktuar debate dhe paqartësi në lidhje me listat zgjedhore të subjekteve politike. Kjo, si pasojë e mos certifikimit të Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Madje, shkaku i këtij vendimi është aluduar edhe në bojkotim të zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga partitë e lart përmendura.

Ndërsa, analisti politik, Skënder Zogaj, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, pas vendimit të KQZ-së, për mos certifikimin e listave zgjedhore të disa subjekteve politike

Zogaj deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve mund të jetë i mundshëm, pasi ka shume pakënaqësi ekstreme, nga disa individë dhe subjekte të caktuara.

“Bojkotimet janë të mundshme, sepse asnjëherë nuk mungojnë të dëshpëruarit ekstrem që, nuk e përdorin të drejtën e tyre të rëndësishme për të qenë aktiv në drejtim të realizimit të kërkesës së tyre, që nuk gjendet duke bojkotuar zgjedhjet, por duke dalur dhe duke votuar kundër atyre që i pandehen se janë fajtore të dëshpërimit”, theksoi Zogaj.

Në vazhdim, ai shtoi se numri i personave që do t’i bojkotojnë zgjedhjet nuk do të jetë i madh dhe nuk do të ndikojë shumë në krijimin e ndonjë krize të madhe politike në vend.

“Pra, të këtillë do të ketë edhe në zgjedhjet e sivjetme, por nuk besoj se do të kjo të ketë përmasë të tillë sa të vë në një krizë politike edhe më të madhe vendin”, nënvizoi Zogaj.

Kriza politike, sipas analistit nuk do të ndodhë shkaku i militantizmit tradicional të disa subjekteve politike, pasi kjo shtresë siguron një përqindje te mjaftueshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kjo nuk do të ndodh sepse, nuk mund të ndodh, derisa dihet militantizmi tradicional i anëtarësisë së disa partive politike. Kjo shtresë është e madhe dhe, e siguron përqindjen e standardit të duhur për zgjedhje të rregullta. Kjo mjafton që zgjedhjet të realizojnë qëllimin e tyre”, përfundoi Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat