Gabove kryeministër!

Politika

Gabove kryeministër!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 26 janar 2021 Në ora: 19:15
Avdullah Hoti

Zhgënjen kryeministri Avdulla Hoti, me deklaratën e tij hiç fisnike, ndonëse në opinion vlerësohet për maturi e përgjegjësi: "Do të kujdesemi që LVV të mos vijë në pushtet", befasoi shqiptarët. Ndërkohë, anëtarësia, elektorati i LDK-së, populli i Kosovës dhe Shqiptaria mbarë presin, pikërisht, koalicionin e natyrshëm, paszgjedhor, LVV-LDK. Sepse partitë e PAN-it, i refuzoi populli i Kosovës, në zgjedhjet e tetorit 2019.

Kthimi aktual i tyre në qeverisje, në çfarëdo kombinature, do të ishte i padëshirueshëm, i dhunshëm. Themi i dhunshëm, sepse bashkimi i PAN-it me LDK-në, plus Lista Serbe, rrëzuan qeverinë e ligjshme Kurti, duke kontrabanduar qeverinë e sotme të paligjshme.

Deklarata e kryeministrit Hoti është domëthënëse, fletë shumë, madje, tërësisht, në dëm të LDK-së dhe Kosovës. Dhe, askush nga kalemxhinjtë e LDK-së nuk reagoi, kundër kësaj deklarate skandaloze të kryeministrit, ndërkohë që janë të zëshëm dhe alergjikë, ndaj atyre që thonë të vërtetën, në shkallën sipërore, por, që nuk "u shkonë për shtat" lidërshipit  klanor, për të cilin, ekziston dyshimi i bazuar se ka bllokuar reformimin e domosdoshëm të partisë, rrjedhimisht, ngulfatjen e LDK-së, dikur, zëmadhe e krenare të kryezotit Rugovë.

Një rikujtesë, jo të largët, për kryeministrin në detyrë, Avdulla Hoti: Po të mos ishte Albin Kurti, me aktivistët e LVV, trinomi Hashimi-Isa-Skënderi, ishin në prag të një realizimit të një "Republika Srbska", brenda Kosovës! Këtë e dëshmojnë nënshkrimet e treshës dhe përgjakja e shesheve të Prishtinës me gjakun e aktivistëve të LVV, e vetme në mbrojtje të Republikës të Kosovës.

Prandaj, kujdes në mallkimet arbitrare dhe paushalle, të kësaj vlere të madhe shqiptare!

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat