Preferenca e LDK-së për PAN-in, në raport me LVV-në, shokon!

Politika

Preferenca e LDK-së për PAN-in, në raport me LVV-në, shokon!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 26 janar 2021 Në ora: 22:27
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Shtrohet pyetja logjike: Nëse zoti Hoti me shokë "kujdeset të mos lejojë LVV të mos vijë në pushtet", atëherë ke dëshiron ta shohë në pushtet, kur LDK-ja nuk ka shanse të qeverisë e vetme? Sa është logjike, e pranueshme të vazhdojë të veprojë kundër anëtarësisë, elektoratit të vetë dhe shqiptarëve? Ndërkohë, nëse ajo do të koalicionohet me partitë PAN-it, ky do të ishte provokimi i radhës i elektoratit nga LDK-ja, shpërdorimi i votës së tyre dhe turpërimi më fund i lidërshipit të LDK-së. 

Bashkimi i votave të LDK-së me PDK-në, për rastin e Demarkacionit; Asociacionit; bërjen e Hasimit president; rrëzimit të qeverisë Kurti: refuzimit të organizimit të zgjedhjeve në Mërgatë; përjashtimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, vetëm pse kërkoi testimin dhe verifikimin e "pedagogëve" falsifikatorë, me dipmoma të blera. Në mesin e tyre ka edhe rektorë të inkriminuar, njërit  syrësh i është parë në tavolinë lista me emra të veprimtarëve të LDK-së, të shënjestruar për ekzekutim! Një tjetër rektor ishte pjesëmarrës në atentatimin e Presidentit Rugova dhe krime tjera. Dy anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, miq të kryetarit Mustafa, bashkuan votat e tyre vendimtare, me ato të PDK-së, për shkarkimin e rektorit Zehnullahu! 

LEXO EDHE: Gabove kryeministër!

LDK-PDK bashkuan votën për amnistimin e deputetëve kriminelët vrasës dhe korruptivë, duke afatizuar me ligj, vetëm të dënuarit në tre vitet e fundit, që ua ndalon garën për t`u bërë deputetë, qoftë edhe për shkelje të vogla ligjore, që fajësia e tyre nuk parashikon izolimin me burg, por, thjeshtë, e kushtëzon me shkelje përsëritëse!

Kujdes, Kryeministër, inati është humbës në politikë!

Anëtarësia, elektorati i LDK-së dhe shqiptarët, nuk harrojnë të bëmat e PAN-it dhe të SHIK-ut të tij kriminal. Andaj, me të drejtë pyesin: Çfarë ka mbetur nga Rugovizmi në LDK dhe a do të falte përgjakjen e Kosovës, kaq lehtësisht, Presidenti Rugova?! Kurrën e kurrës nuk do ta pranonte PAN-in para LVV, mëkatët e të parit, assesi dhe asnjëherë, nuk i arrinë e dyta. 

Elektorati i LDK-së ka pritur dhe pret përafrimin e natyrshëm me LVV dhe bashkudhëtimin në koalicionin  paszgjedhor. Në të kundërtën, do të vërtetohet, madje, katërcipërisht, se LDK-ja, më saktë, klani brenda Kryesisë, ka problem shantazhimin dhe është peng i dosjeve të SHIK-ut. LDDK-ja nuk duhet ta bëjë gabimin e PDK-së, e cila nuk e ndihmoi shefin e saj, Hashimin, për t`u liruar nga shantazhimi i Serbisë. Përkundrazi, duke e ngritur e lavdëruar, pameritueshëm, e fundosi, deri në faje të rënda karshi Atdheut, vetëm për të shpëtuar nga prangat e Hagës, për të kaluarën fort errëtake të tij.

Rrjedhimisht, Kryeministër gabove, madje, zhgënjeve shumë. Megjithatë, ne ju duam, ju kuptojmë se rrethoheni nga inatxhinj të rreshkur. Dihet, inati në politikë është humbës. Andaj, apelojmë zëshëm, ta rishikoni vendimin e gabuar dhe t`i jipni shpresë e besë elektoratit të LDK-së dh e më gjerë në Shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat