Duhanaj: VV po i shtynë agjendat e tyre përpara

Politika

Duhanaj: VV po i shtynë agjendat e tyre përpara

Nga: A.Z Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:33
LVV

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Lidhur me këtë analisti, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se qasja e LVV-së në këtë kotekst nuk më befason. Sipas tij po i shtyejnë agjenda e tyre përpara, agjendat të cilat nuk kanë më përpjekjen e tyre për të ndryshuar qasjen në qeverisje.

Ai thotë se Kurti dhe LVV-ja e dinë mirë që nuk do të çertifikohen sepse kanë bërë vepra penale.

“Qasja e LVV-së në ketë kontekst, nuk më befason aspak. Ata po i shtyejnë agjendat e tyre përpara. Agjenda të cilat, për mëndimin tim, nuk kanë fortë më përpjekjen e tyre për të ndryshuar qasjen në qeverisje, se është përpjekja për ta bllokuar, izoluar e paralizuar jeten publike e institucionale në Kosovë, me qëllim degradimit institucional, kultivimit dhe instalimit të përçarjes shoqërore. Z. Kurti dhe LVV-ja, e dinë mirë që nuk do të çertifikohen, sepse kanë bërë vepra penale”, tha ai.

Më tej ka theksuar se Kurti shpreson që status quo të zgjasë akoma dhe ky të sillet poshtë-lartë. Ai thotë se Haradinaj dhe AAK, prapë kanë filluar të bien preh e lojërave të AAK-së. Haradinaj, vazhdimisht plason deklarata që nuk janë të arritshme dhe as të logjikshme.

“Por, përderisa të tjerët u nënshtrohen rregullave dhe ligjeve, z. Kurti shpreson që status quo të zgjasë akoma dhe ky të sillet si "hamshpr", poshtë lart. Në anën tjetër, z. Haradinaj dhe AAK, prap kanë filluar të bien preh e lojërave të VV-së. Z. Haradinaj, vazhdimisht plason deklarata pompoze por që pak kanë përputhshmëri logjike si p.sh: Deklaron se Kosova duhet t'i bashkohet Shqipërisë, pra bashkim kombëtar, përderisa brenda të njëjtës paraqitje deklarohet edhe që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO. Pra gjera që nuk janë të arritshme dhe nuk janë as të logjikshme”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat