Në Vetëvendosje preferojnë koalicion pas zgjedhor me këto parti, ja çka paralajmërojnë

Politika

Në Vetëvendosje preferojnë koalicion pas zgjedhor me këto parti, ja çka paralajmërojnë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 28 janar 2021 Në ora: 22:06
Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të fitojë mbi 50 për qind të votave.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se Vetëvendosje do të formojë vet qeverinë e re.

“Të gjitha matjet e vullnetit të votuesit në Kosovë tregojnë se Vetëvendosje do ta kalojë 50 përqindëshin dhe do ta ketë mundësinë për ta bërë vet qeverinë”, ka thënë Loshi.

Por, ish-mjeku i UÇK-së ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke thënë se preferon një me partitë politike, që do ta përkrahnin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

“Unë preferoj të jemi në koalicion me njërën nga partitë politike që pranon mbështetjen politike të zonjës Vjosa Osmani për presidente dhe natyrisht duke zgjedhur për postet qeveritare njerëz me duar të pastra”, është shprehur më tej Loshi.

Ai ka kërkuar unitet të forcave politike dhe një raport të ri pozitë-opozitë në procese të mëdha për Kosovën.

“Kemi shumë punë të mëdha dhe të ndjeshme për çka na duhet unitet i forcave politike. Në këtë kontekst unë pres një qasje dhe një raport të ri pozitë-opozitë në procese të mëdha për kombin dhe për vendin”, ka thënë për “Bota sot” kandidati i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës./BS

(Intervistën e plotë me Liri Loshin, mund ta lexoni nesër në versionin online në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat