“Albini po shndërrohet në lider të shqiptarëve”

Politika

“Albini po shndërrohet në lider të shqiptarëve”

Nga: A.Z Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:39
Albin Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se Supremja duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit dhe jo në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me certifikimin, ose jo si kandidat për deputet të Albin Kurtit dhe të tjerëve. Hasani thekson se Supremja duhet ta shikojë kodin e vjetër penal që nuk ia njeh pasojën juridike të veprës penale të ish-kryeministrit. Megjithëkëtë, shprehet pesimist se ish-kolegët e tij do të marrin një vendim të tillë.

Lidhur me këtë, analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendimi për mos qertifikimin si kandidat për deputet të Albin Kurtit dhe të tjerëve, është bërë jashtë praktikave të deritashme ligjore.

Ai thotë se këto janë vendime më shumë të natyrës politike që pushtetin mos ta marr LVV-ja dhe Albin Kurti.

“Vendimi për mos qertifikim si kandidat për deputet, të Albin Kurtit dhe të tjerëve është bërë jashtë praktikave të deritashme ligjore për raste të tilla dhe duket ashiqare se këto janë vendime më shumë të natyrës politike. Gjykata dhe KQZ-ja morën vendime arbitrare të dëmshme për vet procesin zgjedhor, e pastaj edhe për normat demokratike të sjelles. Ish kryetari i Gjykatës Supreme, shtoi ndër të tjera se “nuk ka pas nevojë me thënë Ligji për Zgjedhjet përpos atyre që janë dënuar, sepse nuk është në natyrën e këtij ligji, por të Kodit Penal, i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë ligj tjetër nuk mund t'i përcaktojë e as që i ka përcaktuar, pos Kodit Penal”. Po shihet ashiqare se po vazhdohen lojërat jo parimore politike të gardës së vjetër, që pushtetin mos ta merr LVV-ja dhe Albin Kurti”, tha ai.

Më tej ka shtuar se supremja është dashur të veproj e pavarur, ndërsa vullneti i sovranit nuk ka mundësi të ndalohet me forma të dëmshme të linçimit politik.

Ai ka shtuar se më 14 shkurt do tu kallet data të gjithë atyre që ishin në pushtet e që përvetësuan të mirat e popullit në mënyrë jo ligjore.

“Supremja është dashur të veproj e pavarur nga politikat ditore, siç po ndodhë, se vetëm kështu ju iket praktikave gjyqësore hileqare. Vullneti i sovranit nuk ka mundësi të ndalohet me forma të tilla të stërvjetruara dhe të dëmshme të linçimit politik. Më 14 shkurt kemi plebishit të sovranit në dobi të mirës dhe të properitetit të Kosovës. Me këtë datë do tu kallet data të gjithë atyre që ishin në pushtet e që përvetësuan pa asnjë turp të mirat e popullit në mënyrë jo ligjore”, tha ai.

Tutje ka theksuar se edhe nëse supremja nuk e lejon Kurtin në garën për deputet, nuk ka mundës që të ndalohen edhe forcat për një jetë më të mirë. Më 14 shkurt do të kemi votën e popullit për ndryshim, duke i larguar nga skena politike ata që nuk punuan për këto 20 vite.

“Edhe nëse ndodhë që Supremja mos ta lejon Kurtin në garë për deputet, nuk ka mundësi që të ndalohen forcat reformatore në rrugëtimin e nisur të konsolidimit të shtetit ligjor e funksional. Në rrugëtimin për një jetë shumë më të lumtur të qytetarëve të lodhur, shumica në varfëri dhe skam social. Më 14 shkurt do të kemi votën për ndryshimin, do të kemi gjyqin e popullit duke i larguar nga skena politike ata që nuk punuan mirë për këto 20 vite sa ishin në pushtet. Albini po shëndrrohet në lider të shqiptarëve”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat