Sondazhet e fundit, flasin nga LDK: Fitorja e Lidhjes Demokratike mund të duket si një surprizë

Politika

Sondazhet e fundit, flasin nga LDK: Fitorja e Lidhjes Demokratike mund të duket si një surprizë

Nga: N. H Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:36
Avdullah Hoti

Sondazhet e fundit po e nxjerrin LDK-në e Isa Mustafës si partinë e tretë në vend, duke parashikuar rënie drastike të kësaj partie.

Mirëpo, anëtari i këtij subjekti politik mendon krejt ndryshe.

Kandidati i LDK-së për deputet dhe ish-prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se sondazhet sponsorizohen dhe diktohen nga parti të caktuara politike.

Hoxha tregon se partia e tij asnjëherë nuk i ka përdorur sondazhet dhe propagandën në funksion të arritjes së objektivave dhe rezultateve të pamerituara.

Image
Sylë Hoxha

“Është normale që në fushatë zgjedhore të ketë sondazhe. Por, është e ditur se shpesh herë sondazhet sponsorizohen dhe diktohen nga parti të caktuara politike. Edhe kjo është pjesë e lojës politike. Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka përdorur sondazhet dhe propagandën në funksion të arritjes së objektivave dhe rezultateve të pamerituara. Askush në Kosovë nuk mund të thotë se LDK është bërë ndonjëherë pjesë e manipulimit. Përkundrazi, në kohën e Rugovës, por edhe më vonë këtë parti e kanë diskriminuar dhe dhunuar përmes manipulimeve”, ka thënë Hoxha, për “Bota sot”.

Hoxha ka bërë me dije se nuk bazohen shumë në sondazhe, andaj, sipas tij, fitorja e Lidhjes Demokratike mund të duket edhe si një surprizë me datën 14 shkurt.

“Për ne sondazhet janë një e drejtë e grupeve të interesit. Por, ne nuk e dimë se nga kush ndikohen këto grupe interesi. Prandaj dhe nuk bazohemi shumë në to. Në kushte të tilla mund të them se fitorja e Lidhjes Demokratike mund të duket si një surprizë me datën 14 shkurt. Qytetarët e Kosovës nuk kanë alternativë më të mirë sesa eksperiencën e LDK-së, potencialin e LDK-së dhe programin e LDK-së”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat