Vizat nuk janë bllokuar për shkak të korrupsionit, analisti tregon për çka po përdoret ky proces

Politika

Vizat nuk janë bllokuar për shkak të korrupsionit, analisti tregon për çka po përdoret ky proces

Nga: G.B Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:13
Ilustrim

Luftimi i korrupsionit në Kosovë ende mungon.

Për më tepër, dukuria e korrupsionit sa po vjen dhe shtohet.

Kështu thotë raporti i Transparency International, që tregon se Kosova këtë vit gjendet tri vende më poshtë se në raportin e kaluar.

Aty theksohet se korrupsioni në Kosovë nuk po luftohet.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se korrupsioni është i vjetër sa njerëzimi dhe ekziston në tërë botën dhe duhet luftuar atë.

Image
Leon Duhanaj

“Korrupsioni si dukuri, për mendimin tim është aq e vjetër sa edhe vet njerëzimi. Korrupsioni fillon nga mendja e njeriut e mbaron në ekzekutimin e marrëveshjeve korruptive. Kjo dukuri ekziston në gjithë botën, pra nuk është e shërueshme, përkatësisht nuk ka zgjidhje definitive. Ajo çfarë mund të bëhet kundër dukurisë korruptive, është lufta permanente ndaj saj”, është shprehur ai.

Duhanaj vlerëson se Kosova është shumë e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe për këtë përgjegjësia institucionale bie kryesisht mbi organet e përfaqësuara nga ndërkombëtarët, derisa shton se Kosova nuk është më keq se shumë shtete të BE-së e të rajonit.

“Kosova si shtet i ri, i ishte e ekspozuar skajshmërish kësaj dukurie. Për fat të keq, përgjegjësia institucionale bie kryesisht mbi organet e përfaqësuara nga ndërkombëtarët, që nënkupton se faktorë të instalimit dhe përgjegjësia institucionale bie mbi ndërkombëtarët. Përderisa përgjegjësia morale bie tek vendorët, por që më vonë iu shtua edhe përgjegjësia institucionale. Natyrisht ka korrupsion, por, ka edhe progres i cili fatkeqësisht nuk po promovohet aq sa promovohet korrupsioni. Që ta dinë të gjithë, Kosova nuk është më keq se shtetet e rajonit, madje edhe se shumë shtete të BE-së. Problemi i Kosovës është se imazhi i saj krijohet nga shumë organizata të cilat "punën dhe raportet" e tyre i përpilojnë nëpër kafe. Për fat të keq, këto të dhëna merren blanko nga institucionet ndërkombëtare e posaçërisht ato të BE-së dhe si pasojë kemi vite më radhë, pothuaj të njëjtin raport të progresit, përkatësisht të njëjtat të gjetura”, ka theksuar ai.

E derisa luftimi i korrupsionit është dhe një nga kushtet për liberalizim të vizave, analisti thotë se kjo nuk është arsye pse nuk kemi liberalizim por po përdoret për shkak të dialogut.

“Çështja e liberalizimit të vizave, nuk është bllokuar për shkak të korrupsionit, apo mosplotësimin të standardeve. Ajo është duke u përdorë nga disa shtete për interesa politike karshi dialogut. Kosova e pati një shans optimal që të hy në paketë me shtetet tjera, por për fat të keq vluan agjenturat vendore dhe kur u kërkua miratimi i demarkacionit si kusht, nuk u arrit dot, pasi që partitë në dorë e shndërruan në kauzën elektorale në kurriz të interesave të shtetit dhe të popullit, në emër të së cilit thirren për çdo marifet që e bëjnë”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat