Tri këshilla për diplomacinë vendore

Politika

Tri këshilla për diplomacinë vendore

Nga: A.M. Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Të hënë, është paralajmëruar të bëhet vendosja e raporteve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca në një prononcim për “Bota sot”, këtë e ka quajtur një lajmë të mirë për vendin.

“Vendosja e raporteve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, do të ishte lajm i mirë për Kosovën, mirëpo përmbahem të them se Kosovës do t’i hapen rrugët në arenën ndërkombëtare, pa një orientim të qartë të politikës së jashtme”, ka potencuar ai.

Pas vendosjes së raporteve të Kosovës me Izraelin, Voca sugjero tri këshilla për diplomacinë vendore.

“Një, për shkak se BE kundërshtonte Presidentin Trump për zhvendosje të ambasadave në Jerusalem duke ditur që BE e njeh ende si kryeqytet të Izraelit vetëm Tel Aviv, dhe dy, Politika e jashtme e Kosovës duhet të bëj kujdes të veçantë në tri drejtime, në atë të ruajtjes dhe thellimit të raporteve me Shtetin e Izraelit, pastaj sa i përket dilemës së vendosjes së Ambasadës në Jeruzalem apo Tel Aviv, për këtë do të sugjeroja të merren vendime krahas ri-harmonizimit të raporteve ShBA-BE nën administratën e re të Presidentit J. Biden, dhe në fund, krahas gjithë këtyre, të mendohet mirë dhe pozicionimi i Kosovës karshi shteteve myslimane të cilët ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, Voca ka folur rreth hapjes së rrugëve në arenën ndërkombëtare.

“Nuk mund të pretendohet se pas njohjes nga Izraeli Kosovës do t’i hapen rrugët në arenën ndërkombëtare vetëm pse na ka njohur Izraeli dhe sidomos pa e menduar dhe orientuar në drejtim të duhur Politikën e jashtme gjithnjë në harmonizim me Shtetet mike dhe krahas raportit ShBA-BE”, ka deklaruar Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat