Kurti dhe Osmani sfiduan rendin juridik dhe kushtetues së Kosovës – ja çka rrezikuan në veri

Politika

Kurti dhe Osmani sfiduan rendin juridik dhe kushtetues së Kosovës – ja çka rrezikuan në veri

Nga: A.Z Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe bartësja e listës ‘Guxo’, Vjosa Osmani, të shtunën qëndruan për një vizitë në veri të Mitrovicës.

Por, atje nuk janë mirëprit nga serbët që jetojnë në këtë zonë. Dhjetëra serbë, kanë penguar dy politikanët e Kosovës gjatë vizitës së tyre, duke i ofenduar ata me britma dhe fjalë të ulëta në rrugë.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Kështu,analisti Fatmir Bajraj në një prononcim për “Bota sot”, vizitën e Kurtit dhe Osmanit në veri të Mitrovicës e ka quajtur poshtërim të shtetit të Kosovës. Ai thotë se aventura e Kurtit dhe Osmanit, sfidoj AKI-në, organet e rendit dhe ligjin, madje një gjë e tillë prodhon edhe efekte negative edhe për procesin e integrimit të pakicës serbe në jetën institucionale.

“Vizita e Kurtit dhe Osmanit n'veriun e Mitrovicës, poshtërim i shtetit dhe i shtetësisë së Kosovës! Aventura e Kurtit dhe Osmanit n'veri të Mitrovicës, sfidoj AKI-në, organet e rendit dhe ligjit, si dhe sigurinë e suitës protokollare të Presidencës, pa lënë anash unitaritetin e shtetit dhe sovranitetin e shtetit n'veri të Mitrovicës, për çfarë duhet të mbahen përgjegjës dhe japin llogari për sjellje diletante. Një vizitë që shpërfaqë mediokritetin dhe joseriozitetin e liderëve tanë për një grusht vota, por pa llogaritur faktin se një sjellje dhe qasje e tillë prodhon efekte negative për imazhin e vendit dhe procesin e integrimit të pakicës serbe në jetën institucionale dhe shtrirjen definitive të sovranitetit të shtetit në atë pjesë problematike të vendit siç është pjesa matan Ibrit n'Mitrovicë”, tha ai.

Bajraj shtoi se sjellja e papërgjegjshme e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, jo vetëm që nuk njeh dhe nuk respekton vendimet e gjyqësorit, por shkon tutje duke abuzuar me Zyrën e Presidencës dhe U.D, znj. Osmani.

“Sjellja e papërgjegjshme e liderit "suprem" të VV-së, z.Kurti, i cili në pretendimin e tij për të qeverisur vendin, përkundër faktit se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i të gjitha hallkave të sistemit kushtetues, e lënë jashtë kandidimit për deputet, ky i fundit, jo vetëm që nuk njeh dhe as respekton vendimet e gjyqësorit, por shkon tutje duke abuzuar me Zyrën e Presidencës dhe U.D. znj. Vjosa Osmani, e cila mbanë nr. 2 në Listën Zgjedhore të VV-së, duke abuzuar me protokollin e shtetit dhe infrastrukturën e sigurisë së Institucionit të Presidentit në një vizitë klandestine, gjysmë ilegale dhe t'papërgatitur e cila gati nuk u kthye në aksident të rend sigurie”, tha ai.

Tutje ka shtuar se vizita e tyre ka sfiduar rendin juridik dhe kushtetues, duke rrezikuar edhe sigurinë e suites dhe eskortën protokolare.

“Vizita e U.D, e Presidentit, znj. Vjosa Osmani, në shërbim të një maniaku egocentist dhe prepotent, z.Albin Kurti, në veriun e Mitrovicës, sfidoj rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke rrezikuar përveç imazhit të shtetit, edhe sigurinë e suitës dhe eskortën protokollare e cila ra në lakun e fushatës populiste të z.Kurti dhe veglës së saj, znj. Vjosa Osmani, e cila tanimë nuk është vetvetja, e lëre më U.D e Presidentit të Republikës. Z-Kurti si lider suprem i VV-së, edhe njëherë ra pre e lakut, kurtheve dhe intrigave të kurdisura ndër vite për kundërshtarët politik! Dikur, por jo edhe shumë larg, z.Kurti në krye të protestave të dhunshme dhe vandalistë kundër pronës publike, institucioneve shtetërore, por edhe kundër organeve të rendit dhe ligjit, digjte e ndiqte gjithçka përpara, pa përjashtuar edhe Policinë e Kosovës, dje në veri të Mitrovicës përballë një turme të huliganëve serb, tregoj fytyrën tjetër nga ajo të cilën ishim mësuar ta shohim në raport me organet legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Më tej ka theksuar se, Kurti dikur, përballë Policisë së Kosovës ishte “Skifter”, ndërsa në veri të Mitrovicës, përballë huliganëve serb, “Pulë”.

“Dikur jo shumë moti, z.Kurti n'krye t'VV-së, në Prishtinë përballë Policisë së Kosovës, ishte "SKIFTER", derisa në veri t'Mitrovicës, përballë huliganëve serb, "PULË" e lagur, për ta bërë edhe shtetin e Kosovës inferior përballë bandave atje, për vetëm një grusht vota për pushtetin e Tij ! Në veri të Mitrovicës, z.Kurti dhe znj.Osmani, dështuan të dëshmojnë e provojnë lidership, dështuan të promovojnë atë për çfarë kishin fyer e sulmuar të tjerët ndër vite, duke keq-organizuar një vizitë në atë pjesë të Republikës së Kosovës dhe duke u kthye prapa, të mundur e t'poshtëruar nga një grusht huliganesh të pakicës serbe n'veri të Mitrovicës”, tha ai.

Tutje theksoi se Vjosa Osmani, do të duhej të kërkonte ndjesë publike qytetarëve të Kosovës, për abuzim me pozitën e institucioneve.

“U.D e Presidentit, znj. Vjosa Osmani, do të duhej t'u kërkoj ndjesë publike qytetarëve të Kosovës, për abuzim me pozitën e Institucionit, të cilin ushtron aksidentalisht, në vend se të krekosët dhe keqpërdorë dështimin dhe dëshpërimin duke e mbuluar me konstatimin hipokrit se vizita e saj dhe e shefit të saj n'VV, ishte: "Çlirim i Veriut të Kosovës"! Një vizitë e mirë-organizuar dhe e koordinuar në të gjitha hallkat dhe instancat e sistemit kushtetues, pa përjashtuar edhe përgjegjësitë e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë dhe me theks të veçantë, KFOR-in, prezent në Kosovë, natyrisht se do rezultonte me një impakt pozitiv dhe do linte shije tjetër nga kjo që pamë dje nga aventura shkurtpamëse e binomit prepotent, Kurti-Osmani, të cilët me çdo çmim duan pushtetin absolut. Nga aventura e binomit Kurti-Osmani në veri të Mitrovicës, qytetarët shumicë të Republikës së Kosovës, ndjehen të lënduar, të fyer dhe të poshtëruar skajshmërisht, për çfarë, ky binom egocentrist duhet të reflektoj seriozisht”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat