Do të befasoheni me këtë, ja kush është shkaktari kryesor i urrejtjes ndaj Albin Kurtit në Skenderaj

Politika

Do të befasoheni me këtë, ja kush është shkaktari kryesor i urrejtjes ndaj Albin Kurtit në Skenderaj

Nga: A.Z Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:30
Albin Kurti

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dje ishte për vizitë në komunën e Skenderajt, por nuk është pritur mirë në këtë komunë. Ai atje u prit me brohoritma dhe me thirrje kundër tij, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”, madje këta të fundit kanë gjuajtur edhe me vezë të parin e VV-së.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta. Analisti Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ofendimet që i janë bërë Kurtit, i ka krahasuar me ofendimet që i janë bërë edhe në veri të Mitrovicës.

Ai thotë se sharjet e PDK-së ishin më të shëmtuara se ato të serbëve dhe përveç se kanë sharë në krahasim me serbët, në Skenderaj e sulmuan edhe fizikisht, gjë që është e turpshme dhe e patolerueshme.

“Provokimet e ofendimet ndaj Albin Kurtit në Skenderaj krahasohen me sulmet serbe ndaj tij në veriun e Mitrovicës, bile brohoritjet, sharjet e simpatizantëve të PDK-së kundër Albin Kurtit ishin më të shëmtuara sesa ato serbe në veri. Qytetarët serb të Mitrovicës ofendonin e shanin verbalisht, vetëm me fjalë, kurse në Skenderaj, Albini u sulmua dhe fizikisht me hedhjen e vezëve. Më e keqja është se serbët ndaj Albinit shprehnin urrejtje nacionale që është e kuptueshme, kurse kjo që ndodhi me një grup simpatizantësh e militantësh të PDK-së në Skenderaj kundër Kurtit ishin të pakuptueshme, të turpshme e të patolerueshme”, tha ai.

Sipas tij e gjithë kjo urrejtje në Skenderaj ndaj Albin Kurtit, është për shkak të fjalorit politik të Enver Hoxhajt, i cili po nxitë se “Albinin e futi në xhep” me që rast ka rebeluar edhe të gjithë simpatizantët e partisë së PDK-së ndaj Kurtit.

“Prej nga ky mllef i madh i qytetarëve të Skenderajt?, nga vjen kjo urrejtje e madhe armiqësore ndaj Albin Kurtit dhe partisë së tij të LVV-së? Shkaktari kryesor i urrejtjes së madhe ndaj Albinit në Skenderaj është kush tjetër, përveç Enver Hoxhajt, i cili me fjalorin e tij jo politik, po nxitës se “Albinin e futi në xhep" ka rebeluar edhe simpatizantët e partisë së PDK-së ndaj Albin Kurtit. Fjalori rebelues e i pakujdesshëm politik i Enver Hoxhajt ka rebeluar edhe simpatizantët edhe militantët e PDK-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat