Njohja nga Izraeli, Blakaj: Kosova ta shfrytëzojë këtë situatë të re diplomatike

Politika

Njohja nga Izraeli, Blakaj: Kosova ta shfrytëzojë këtë situatë të re diplomatike

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Kryediplomati izraelit Gabi Ashkenazi duke nënshkruar dokumentin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Të hënë, Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se njohja nga Izraeli erdhi në një moment kritik për Kosovën.

“Formalizmi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare. Kosova ka vite qe ballafaqohet me një bllokadë totale të njohjeve të reja, prandaj njohja nga Izraeli erdhi në një moment kritik për ne”, ka deklaruar ai.

Image
Sami Blakaj

Më tej, Blakaj ka cekur se çfarë mund të përfitojë Kosova nga Izraeli.

“Izraeli ka një përvojë të gjatë në shtetndërtim dhe së këndejmi Kosova mund të përfitojë shumë nga eksperienca izraelite, si në fushën qeverisëse po ashtu edhe në atë të politikave zhvillimore”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Blakaj ka theksuar se Kosova mund të shfrytëzoj këtë situatë të re diplomatike për njohje të reja.

“Përveç kësaj, ndikimi i Izraelit në shumë vende të botës perëndimore është i madh dhe tanimë diplomacia kosovare duhet ta shfrytëzoj këtë situatë të re diplomatike për të sjellur njohje të reja dhe të siguroj ulëse në organizatat ndërkombëtare”, ka përfunduar Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat