230 dëshmitarë për epilogun përfundimtar, Gjykata Speciale drejt zbardhjes së vrasjeve politike

Politika

230 dëshmitarë për epilogun përfundimtar, Gjykata Speciale drejt zbardhjes së vrasjeve politike

Nga: P.R Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:40
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pa ashtu, mësohet se 71 dëshmitarë të mbrojtur pritet të japin dëshminë e tyre në Gjykatën Speciale në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kurse në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Lawson ka thënë se në plotni do t’i kenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021.

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, Gjykata Speciale ka siguruar numër të madh dëshmitarësh, sidomos për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Image
Nexhat Haziri

“Natyrisht se vrasjet e zyrtarëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës janë pjesë e dosjes së krimeve të kryera nga kjo sipërmarrje e përbashkët kriminale e përbërë nga këtra njerëz, por edhe të tjerë që pritet të gjenden në gjykatën Speciale në muajin mars. Dhe sipas informative që qarkullojnë nga gjykata Speciale por edhe nga ato që kemi arritur ti mësojmë edhe ne, ka dëshmitar të mjaftueshëm me dëshmitë e tyre relevante që kanë deponuar në prokurorinë special për vrasjet e personaliteteve të LDK-së që ishin edhe bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, Gjykata Speciale do t’i jap epilog përfundimtar vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Dhe mbi bazën e këtyre dëshmive pritet që Gjykata Speciale të iu jap epilog vrasjeve politike në Kosovë duke i dënuar urdhërdhënësit e këtyre veprave kriminale, që padyshim janë bërë përmes një plani mirë të detajuar për eliminimin e kundërshtarëve politik, për t’i hap rrugën vetes drejtë marrjes së pushtetit”, është shprehur Haziri.

“Vet mos lirimi i të akuzuarve për tu mbrojtur në liri, dhe përmendja e organizatës kriminale SHIK, në rastin e Kadri Veselit, flet për një qasje serioze të Gjykatës Speciale për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat