Njohësi i çështjeve politike dhe juridike parashikon rezultatin zgjedhor – kjo është formula e vetme që LVV-ja të bëjë kthesën e madhe!

Politika

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike parashikon rezultatin zgjedhor – kjo është formula e vetme që LVV-ja të bëjë kthesën e madhe!

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Albin Kurti

Zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje po pretendon të marr mbi 50% të votave, ose mbi 60 deputetë.

E kjo si duket është e paarritshme, megjithatë ata po shpresojnë.

Një rezultat i tillë, për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte triumfi më i madh në histori të Kosovës.

Ajo e vetme do të formonte Qeverinë dhe do të zgjidhte Presidentin e ri, në këtë rast Vjosa Osmanin e cila ka pretendime për atë post.

Madje ai post bëri që Vjosa të ‘shkrihej’ në LVV.

Mirëpo, zgjedhje e Qeverisë nuk do të jetë e lehtë dhe do të ketë mjaft komplikime.

Kushti po vlerëson, analisti politik dhe juristi Blerim Burjani.

Sipas tij, sistemi proporcional vështirë krijon premisa ku një parti mund të marr mbi 50%.

“Duke pas parasysh se ky sistem e prodhon shumicën veç nëse dalja e qytetarëve ndryshon shumë. Në Kosovë kanë dal në zgjedhje vetëm 44.5 në vitin 2019 dhe dihet qysh ishte proporcioni i ndarjes së votës në mes të partive diferenca ishte shumë e vogël. Nëse dalin rreth 55% të qytetarëve, atëherë mund të ndodh një kthesë e madhe”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se lufta për 10% të elektoratit të ri do të jetë e madhe në mes të partive.

“VV kishte 26% në vitin 2019, duhet të marr 10% të elektoratit të ri në Kosovë dhe në diasporë duhet të marr shumicën që mund të jenë rreth 15%, atëherë VV mund të marr mbi 50%”, shton ai.

Sipas tij, në shumë media private në Kosovë ka mos njohuri të mëdha në fushën e zgjedhjeve dhe shumica e analistëve, sipas tij, tingëllojnë patetik dhe pa shije, si dhe pa dije kur flasin për zgjedhjet dhe mundësitë e zgjedhjeve.

“Nuk është esenca plotësisht te sondazhet e Facebookut, Exit poli mund të jetë më i saktë. Prognoza aktuale, të dhëna nga shumë gazetarë që pretendojnë që njohin popullin është punë falli. Çfarë ndodh nëse të gjithë këto sondazhe e muhabete për çdo natë nëpër TV private dështojnë plotësisht? Pra, nuk ka seriozitet aty, ka tollovi dhe fjalor denigrues, nxitës dhe propagandues. Disa kanë themeluar TV private për me dal vet në këto TV, pra kanë hup shijen e informimit me shumë dezinformim se informim”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat