LDK e LVV do të ndeshen për vendin e parë, Shahu tregon cila ka mundësitë më të mëdha për të fituar zgjedhjet

Politika

LDK e LVV do të ndeshen për vendin e parë, Shahu tregon cila ka mundësitë më të mëdha për të fituar zgjedhjet

Nga: G.B Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Sondazhe të shumta po publikohen tani në prag të zgjedhjeve.

Në të gjitha, është Lëvizja Vetëvendosje parti e parë, e pasuar nga LDK e PDK.

Por, këto sondazhe po kritikohen dhe nuk po shihen si të besueshme nga partitë.

Image
Rexhep Shahu

Sondazheve nuk u beson as njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, i cili i sheh ato si biznes.

“Unë nuk u besoj sondazheve për zgjedhjet sepse sondazhet në vetvete janë një biznes që hedh vallen sipas tringëllimës së parasë. Kush paguan më shumë fiton në sondazh por vështirë në kuti votimi. Sondazhet përdorën për të ulur ose ngritur mobilizimin e vullnetin e një partie apo një tjetre. Nuk u besoj sepse duam të kopjojmë Amerikën por atje ka tjetër mënyrë e stil zgjedhjesh siç ka tjetër mënyrë jetesë e votimi. Ndër në gjithkush do bën sondazhe dhe ia paraqet opinionit publik për të ngatërruar dikë e shkatërruar dikë, për të prish punë dikujt e ndreqë punë dikujt tjetër”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, partitë që do të ndeshen për vendin e parë janë LDK e LVV, derisa vlerëson se në LDK ka më shumë figura e personalitete që ofrojnë besueshmëri, ndërsa në VV kritikon Vjosa Osmanin.

“Unë besoj se rezultati nuk do të dalë nga e sipas sondazheve. Mendoj se dy partitë që do të ndeshen për vendin e parë janë LDK e VV. LDK ka më shumë figura e personalitete të njohura në listat e saj që ofrojnë besueshmëri, ndërsa VV që ka edhe ajo personalitete, cenohet nga prania në radhët e saj e presidentes në detyrë V. Osmani e cila braktisi shtëpinë e saj politike dhe do të gjykohet edhe si e tillë. Si dhe fryma që përcjell Albini se shteti jam unë, ligji jam unë, nuk pyes për Gjykatën Kushtetuese e pallavra të tilla, në vend që të dalë të thotë ftohtë e qartë, ne si parti politike duke iu nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, japim mesazhin se askush nuk del mbi ligjin”, ka vlerësuar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat