“Hasmëria e LDK-së dhe VV-së” – analisti flet për raportet e tensionuara gjatë fushatës zgjedhore

Politika

“Hasmëria e LDK-së dhe VV-së” – analisti flet për raportet e tensionuara gjatë fushatës zgjedhore

Nga: A.Morina Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur me datën 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë, pra deri më 12 shkurt.

Partitë politike kanë filluar furishëm fushatat zgjedhore, duke u fokusuar më shumë në kundërshtarët e tyre politik, se në programet e tyre. Pasi që, me të nisur fushata ata filluan të kenë përplasje dhe akuza në mes vete.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar fushatën zgjedhore të subjekteve politike. Duhanaj u shpreh se fushata zgjedhore në Kosovë, ka filluar tash e një vit, vetëm se intensiteti është më i madh.

“Fushata zgjedhore në Kosovë, tashmë ka filluar vetëm zyrtarisht. Për ndryshe ajo ndodhë tash e një vit. Në fakt, nëse i kthehemi në retrospektivë procesit zgjedhorë të 2019-es ,nuk ka ndryshuar asgjë, fushata ka vazhduar që atëherë, veç se me një intensitet më të madh. Sidomos prej rënies së Qeverisë Kurti, shoqëria është traumatizuar me luftën e pa kompromis për pushtet”, deklaroi Duhanaj.

Sipas analistit, ashpërsia më e madhe gjatë kësaj fushate zgjedhore është në mes LDK-së dhe VV-së, ndonëse këto dy subjekte u thyen keqazi pas negociatave maratonike për ‘qeverinë e shpresës’.

“Ashpërsia ka qenë më e madhe sidomos mes dy subjekteve LDK-VV, të cilat gati sa nuk u patën bashkuar në lista të përbashkëta parazgjedhore, për të vazhduar me pastaj me negociatat maratonike për "qeverinë e shpresës", në të cilën shumë njerëz kishin ndërtuar shpresa, por që u thyen keqazi.

Nga rënia e koalicionit LDK-VV, nuk kemi parë më sjellje normale në publik, pasi që hasmëria ka qenë aq e madhe sa që ke mundur të presësh gjithçka”, theksoi Duhanaj.

Njohësi i çështjeve politike tha se qytetarët nuk janë të fokusuar rreth programeve politike, por janë duke bërë tifozëri politike, pa asnjë kriter.

“Tani jemi në fushatë edhe zyrtarisht nuk kemi çfarë të presim ndryshe pasi që qytetarët nuk janë të fokusuar edhe shumë rreth programeve politike, sa rreth parqeve përkatësisht blloqeve politike, duke bërë tifozëri pa asnjë kriter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat