Krasniqi: Prezenca e Kurtit në listat zgjedhore rritë votat e VV-së

Politika

Krasniqi: Prezenca e Kurtit në listat zgjedhore rritë votat e VV-së

Nga: A.M. Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon fushatën e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Përkundër që Komisioni Zgjedhor i Kosovës nuk e ka certifikuar Kurtin në listën e VV-së, ai vazhdon të thotë se është numri 1.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”  ka deklaruar se prezenca e Albin Kurtit në listat zgjedhore rritë votat e VV-së.

“Edhe pse z. Kurti nuk ka të drejt që të kandidoj, ai nuk është larguar nga listat zgjedhore për të ju treguar të tjerëve fuqinë politike të cilën ja jep sovrani(populli). Duke mos harruar së z.Kurti ka një përkrahje në popull, i cili në bazë të sondazheve është shumë larg të tjerëve, dhe prezenca e Kurtit në listat zgjedhore rritë votat e VV-së sepse nëse e thjeshtëzojnë këtë çështje dikush hatri z.Kurti voton LVV-në”, ka thënë ai.

Në fund, Krasniqi ka përmendur opsionin tjetër të cilin mund ta shfrytëzojnë Vetëvendosje në rastin e Kurtit për mos certifikimin nga KQZ-ja.

“Në bazë të disa interpretimeve Kurti mund të zgjidhet kryeministër edhe pse vendimi i Gjykatës Supreme e eliminoj nga gara në listat zgjedhore, mirëpo nëse lënda dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dihet vendimi i saj”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat