Parashikimi për 14 shkurtin/ Lajm i keq për Vjosa Osmanin: Albin Kurti bëhet kryeministër, por...

Politika

Parashikimi për 14 shkurtin/ Lajm i keq për Vjosa Osmanin: Albin Kurti bëhet kryeministër, por...

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen dita ditës, dhe partitë politike kanë filluar fushatën e tyre elektorale, duke shpalosur para qytetarëve programin e tyre qeverisës.

E një gjë e tillë po behet pa respektuar asnjë masë AntiCovid. Po ashtu, edhe kjo fushatë ashtu si të kaluarat, ka filluar me akuza dhe kundër akuza mes partive politike.

E krejt kjo, sipas analistit politik, Skënder Zogaj, edhe zgjedhjet nuk pritet që ta përmirësojnë gjendjen e krijuar në Kosovë.

“Këto zgjedhje janë tepër të ngatërruara dhe të stërngarkuara me energji negative, që po e ngulfatin skenën politike dhe shtetërore të Kosovës. Gjendja është më e keqe se që vlerësohet sepse, prandaj zgjedhjet nuk pritet që ta përmirësojnë gjendjen e krijuar, pavarësisht kush fiton! Them kështu sepse, fituesi ka me u ballafaqu me skamjen e thellë materiale të vendit dhe shpirtëror të qytetarëve që i ka kapluar njerëzit, duke i shndërruar në marioneta të partive politike, apo më saktë që janë argatë të bosëve të krimit ekonomik dhe politik! Pra, shoqëria kosovare do ta ndjej shantazhim e parapaguar me kohë!”, thotë Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Skënder Zogaj

E lidhur me rezultatin e 14 shkurtit, Zogaj thotë se fituese do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK.

“Se zgjedhjet do ta thellojnë krizën po shihet nga hapjet e fushatës me ceremoniale fund e kry demagogjike, të një mentaliteti ideologjik skajshmërisht primitiv! Fituese do të jetë VV e ndjekur nga dy partitë boshtore LDK dhe PDK, elektorati i të cilave edhe në këto zgjedhje do të përpiqet të ruaj substancën e vet. AAK dhe Nisma mendoj se do të kenë rritje dhe faktorizim, nëse pas zgjedhjeve do të vazhdojnë me veprimtari të improvizuara për politikë ditore!”, shprehet Zogaj.

Për fund, Zogaj thotë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ri, por sfidë mbetet posti i presidentit, duke parashikuar një lajm të keq për Vjosa Osmanin, e cila synon postin e Presidentit.

“Partitë politike i pret sprovë e madhe, prandaj duhet të tregohen vigjilente! Kryeministrin do ta ketë VV, dhe ky të jetë Albin Kurti, por çështja e Presidentit do të jetë më e zorshme dhe mund të imponojnë zgjidhje të paparashikueshme!”, përfundon analisti politik, Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat