Analisti flet për Vetëvendosjen, ka një thirrje për partitë e tjera politike

Politika

Analisti flet për Vetëvendosjen, ka një thirrje për partitë e tjera politike

Nga: M.H Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit na kanë mbetur edhe shumë pak ditë.

Është Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje që po pretendon të marr mbi 50% të votave, ose mbi 60 deputetë.

Një rezultat i tillë, për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte triumfi më i madh në histori të Kosovës.

Ajo e vetme do të formonte Qeverinë dhe do të zgjidhte Presidentin e ri, në këtë rast Vjosa Osmanin e cila ka pretendime për atë post.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti politik Leon Duhanaj I cili u shpreh që Kurti dhe VV nuk ka fazë të zhvillimeve në Kosovë. Ai përmend hyrjen e tyre në politik dhe deri më tani bindjen që I ka ndjekur, se kanë përkrahjen e të gjith popullit.

Gjithashtu Duhanaj përmend rastin e bashkëpunimit me LDK ku thotë që është ditur që do të ketë shkëputje të bashkëpunimit pasiqë VV nuk ka mendim për bashkëpunim me asnjë parti.

“Vetëvendosje, është organizatë e cila që në fillet e saja e edhe tani, mision parësor nuk e ka zhvillimin e vendit, forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, por përkundrazi degradimin e tij dhe shpalljen shtet i dështuar. Albin Kurti dhe VV, nuk ka fazë të zhvillimeve në Kosovë, në të cilën kanë luajtur rol pozitiv. Tani, prej hyrjes së tij në politikën institucionale ka ndikuar që spektri politik të armiqësohet dhe të dezintegrohet duke mohuar çdo bashkëpunim institucional. VV çdoherë është thirrur në emër të popullit. Edhe atëherë kur ka pas veç 2% përkrahje e ka konsideruar veten si përfaqësues legjitim të popullit. Pra manipulimi dhe populizmi janë pjesë thelbesore e taktikës së VV-së. Gjithçka që bëjnë, e bëjnë me plan të përsosur. Madje edhe para dy vitesh kur kanë filluar flirtet me LDK-ua kam sugjeruar largimin prej tyre, sepse këta nuk kanë synim bashkëpunimi. Tani gati një vit, nuk ka bërë gjë tjetër pos propagandë e fushatë përçarëse, duke traumatizuar edhe qytetarët gjithandej. Shih në çfarë deregje kemi ra si shoqëri, kur njerëzit janë në gjendje edhe luftë të bëjnë mes vete për bindje partiake”, u shpreh Duhanaj.

Tutje, analisti cek edhe sondazhet online ku fitues po del të jetë në shumicën e tyre VV e që kjo është një mënyrë për t’I manipuluar opinonin public.

Ndër të tjera ai bën thirrje partive politike që duhet ta rrisin dozën e agresivitetit në fushatë jo duke u sjellur si VV por duke ua demantuar me konsistencë propagandën mashtruese.

“Tani që sa kohë kanë traumatizuar publikun me "sondazhe" online të manipuluara duke ndikuar që të instalohet bindja që VV do t'i fitoj zgjedhjet. Tani ka rreth dy muaj që janë duke u munduar ta instalojnë bindjen që VV mund t'i fitoj mbi 50, përkatësisht 60%. Ketë e bëjnë në mënyrë që të manipulohet opinioni në mënyrë që të papërcaktuarit t'i bashkangjiten trendit të fituesit potencial. Për ta ndryshuar ketë gjendje, partitë tjera duhet me qenë shumë proaktive dhe duhet ta rrisin dozën e agresivitetit në fushatë jo duke u sjellur si VV por duke ua demantuar me konsistencë propagandën mashtruese. Njëherësh duhet t'i mobilizojnë të gjitha strukturat në mënyrë që ta ruajnë elektoratin tradicional dhe duke e ruajtur ketë elektorat, edhe propaganda del e pasaktë”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat