Serbia ta marrë seriozisht letrën e Joe Biden

Politika

Serbia ta marrë seriozisht letrën e Joe Biden

Nga: A.Z Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i dërgoi një letër urimi Vuçiqit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Madje, në këtë letër, Biden ia ka bërë të qartë Vuçiqit se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden-it.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, letrën e Presidentit Biden, e sheh si dëshmi serioze nga Amerika në qëndrimet ndaj Kosovës, dhe përmes kësaj madje ua bëri të qartë se njohja e Kosovës nuk ka alternativë, madje sa më herët të ndodhë nga Serbia, atëherë do të jetë më mirë si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

“Letra e Presidentit Biden, drejtuar Presidentit të Serbisë, është dëshmi serioze e konsistencës amerikane në qëndrimet karshi regjionit përkatësisht Kosovës si shtet i pavarur. Edhe njëherë, nga Shtëpia e Bardhëë, vinë mesazhe të qarta karshi Serbisë, se zgjidhja rreth Kosovës tashmë ka përfunduar dhe se nuk do të ketë hapësirë për të ndryshuar asgjë. Në ketë kontekst , Presidenti Biden, edhe njëherë ua bëri të çartë se njohja e Kosovës nuk ka alternativë dhe se sa më herët të ndodhë kjo nga Serbia, do të jetë veç më mirë për vetë Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin”, tha ai.

Tutje shtoi se Ballkani perëndimor, para vetës ka sfida të mëdha, që për zgjedhjet e tyre kërkohet bashkëpunim dhe i cili duhet të jetë efikasë.

Duhanaj, thotë se uroj që Serbia t’i kuptojë mirë mesazhet amerikane, në mënyrë që t’i kthehet realpolitikës që nënkupton pranimin e realitetit të ndodhur në Kosovë.

“Ballkani perëndimor, ka sfida të mëdha para vetës, siç janë integrimi dhe globalizmi dhe sfidat e shekullit XXI. Një pasqyrë të tillë na e dha edhe Covid 19-të. Në zgjidhjen e këtyre sfidave, kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ndërsjelltë, bashkëpunim i cili nuk do të mund të jetë efikasë përderisa kemi hasmeri. Në ketë kontekst, uroj që Serbia t'i lexoj dhe kuptojë mirë mesazhet amerikane, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga errësira në të cilën gjendet dhe t'i kthehet realpolitikës e cila nënkupton pranimin e realitetit të ndodhur në Kosovë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat