Vjosa Osmani presidente? Publicisti nga Shqipëria ka një mesazh të fortë për Vetëvendosjen

Politika

Vjosa Osmani presidente? Publicisti nga Shqipëria ka një mesazh të fortë për Vetëvendosjen

Nga: P.R Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jern Rohde, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të tjera, dhe se palët duhet të dakordohen për presidentin.

“Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet e treta të mbajtura dhe disa qeveri të formuara brenda tre vjetësh. Shumë e nevojshme është një qeveri stabile e cila, idealisht do të çonte në fund mandatin e saj të plotë legjislativ. Gjëja e fundit që iu nevojitet njerëzve në Kosovë do të ishin edhe një palë zgjedhje më vonë këtë vit, nëse palët nuk merren vesh për çështjen e presidentit të vendit”, ka thënë ambasadori Rohde.

E lidhur me thirrjen e ambasadori gjerman për partitë në Kosovë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Në Kosovë vihet re një indiferencë, një shmangie e njerëzve nga ballafaqimet, gati - gati njëfarë frike e droje mos me u përplase me militantët e udhëheqësit e VV, “mos me i qit punë vetit”, “me ua lëshue udhën ta thejnë qafen…”. Po nëse të gjithë mendojnë kështu dhe ua lëshojnë udhën, nëse të gjithë pranojnë se janë pis e janë të korruptuar siç i cakton VV kush, kë çfarë, atëherë do të ketë jo zhvillime normale. Besoj kësaj i druhet ambasadori gjerman që thotë se nëse nuk zgjidhet presidenti pas këtyre zgjedhjeve, vendi do të ketë kosto të lartë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, nëse dështon zgjedhja e presidentit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, atëhërë kjo do kishte një kosto të madhe për shtetin e Kosovës.

“Palët, partitë duhet të bien dakort për presidentin. VV këmbëngul ndoshta ta bëjë president Vjosa Osmanin. Por ky do te ishte një imoralitet politik i rëndë dhe do të ishte mesazh i shëmtuar në publik. Vjosa Osmani tradhëtoi shtepinë e saj politike, LDK dhe shkoi te partia me kundërshtare e LDK-së, që është VV e cila e sponsorizon Vjosën ta shkatërrojë LDK-në. Nëse nuk zgjidhet presidenti i Kosovës pas këtyre zgjedhjeve do te ishte kosto e larte politike e morale për Kosovën, do të degradonte situata dhe do të shpërdorohej rëndë institucioni i zgjedhjeve”, thekosn Shahu.

Ai paralajmëron koalicione të reja pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Sa i përket koalicioneve paszgjedhore në Kosovë nuk ka kufizime dhe nuk ka parime morale, të gjithë me të gjithë bëjnë koalicion sepse ata që janë në sofër të pushtetit shohin më së pari sofrën e tyre. Unë besoj se nuk do të ketë kufizime, se nuk ka patur, por edhe nuk është shprehur askush kundër asnjë koalicioni, pra mbetet që të panjohurat të shtrohen në cdo ekuacion dhe gjejnë zgjidhje”, shton analisti Shahu.

Për fund, Rexhep Shahu hedh akuza edhe në drejtim të Levizjës Vetevendosje, e cila po synon fitore me 14 shkurt.

“Zgjedhjet e shpeshta në Kosove nuk janë parë e as janë përjetuar si tragjedi në Kosovë, por natyrisht që i kanë lodhë dhe bezdisë njerëzit. Kalorësit që luftojnë për pushtet që duan vec ta shalojnë vet pushtetin, gjuajnë gjithmonë në gurë ndaj të tjerëve. Është tragjikomedi që ata të dënuar nga gjykata që e rrezuan qeverinë Hoti për një votë të një deputeti të dënuar, tani kërkojnë të jenë vet deputetë të dënuar e të fusin deputet një çetë më të dënuar. Sepse shohin qimen në sytë e tjetrit e nuk shohin traun në sytë e tyre. Në Kosovë po përgatitet një klimë shqetësuese e alarmuese, po flitet lart e poshtë se nëse nuk i fiton zgjedhjet VV, ajo parti me militantët e saj do të bëjnë trazira edhe të dhunshme. Shkaku i vetëm do të jetë se ata meritojnë e duan të jenë në pushtet me çdo kusht edhe nëse nuk marrin votat nga populli. Presioni që po bëjnë është të frikesojnë njerëzit që ata të votojnë VV-në, që të mos perjetojnë trazira”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti, Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat