“Biden përmes letrës së sotme i’a dha alternativën e fundit Vuçiqit”

Politika

“Biden përmes letrës së sotme i’a dha alternativën e fundit Vuçiqit”

Nga: M.H Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Joe Biden

Gjatë ditës së sotme presidenti i Amerikës, Joe Biden ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi për njohje reciproke.

Presidenti Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të palëkundura në qëllimin për të mbështetur integrimin evropian të Serbisë, mirëpo ka kërkuar reforma dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën e cila përfshin njohjen e ndërsjellë.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri duke u shprehur që kjo letër e dërguar për presidentin e Serbisë është një mënyrë edhe presion për Brukselin i cili nuk ka një pozicion të qartë në lidhje me këtë proces.

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit mungesa e këti pozicioni nga ana e Brukselit ka dërguar në tejzgjatje të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se është edhe një rikonfirmim i pozicionit të SHBA-ve në raport me Kosovën dhe procesin e normalizmit të mardhënieve Kosovë- Serbi si dy shtet fqinje, që do të dërgonte apo do ta forconte stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajonin e ballkanit, që është interes edhe i SHBA-ve. Pra SHBA-t janë të vendosur fuqishëm për agjenden e tyre në Ballkan. Letra e presidentit Biden në njëfarë mënyrë është edhe presion drejtë Brukselit, i cili kur është në pyetje procesi i bisedimeve Kosovë- Serbi nuk ka një pozicion të qartë dhe mungesa e këtij pozicioni apo kornizimi i këtij procesi, ka dërguar në tejzgjatje pa ndonjë rezultat konkret të arritur në drejtim të normalizimit të mardhënjeve në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh analisti.

Haziri në fund thotë që Vuçiq tashmë është në dijeni që nuk ka rrugëdalje tjetër përveç se ta pranoj njohjen e shtetit të Kosovës dhe këtë ia bëri edhe sot me dije Biden.

“Unë mendoj se tashmë presidenti serb Vuçiq e ka të ditur se cila do të jetë finalje e këtyre bisedimeve, dhe në një formë apo tjetër do të detyrohet për të pranuar se e vetmi epilog i procesit të bisedimeve me Kosovën, do të jetë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka alternativë tjetër dhe kjo i është bërë me dije edhe nga letra e presidentit Biden”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat