Provokimi i rëndë: Çfarë po planifikon Petkoviç me deklaratat kunder Kurtit? Profesori zbulon qëllimin e tij

Politika

Provokimi i rëndë: Çfarë po planifikon Petkoviç me deklaratat kunder Kurtit? Profesori zbulon qëllimin e tij

Nga: M.H Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Albin Kurti dhe Petar Petkoviq

Gjatë ditës së sotme drejtori i të ashtuqtuajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dhënë një deklaratë për kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ai përmes një deklarate e ka konsideruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, si qytetar serb, ndërsa ka thënë se vetëm duke u identifikuar kështu, ai ka të drejtë të flasë për kushtetutën e Serbisë.

“Në atë kuptim, Albin Kurti, si qytetar i Serbisë, ka autoritetin të flasë për këtë, por vetëm si person privat, sepse mendimi i tij vlen sa një votë e tij, dhe përmbajtja e Kushtetutës sonë sigurisht që nuk do të bëhet objekt i çdo bisedimi nën kujdesin e huaj”, tha Petkoviq.

Në lidhje me këtë temë, profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që deklarata e Petkoviçit shkon në drejtim të zhveshjës si kandidatë të Kurtit për ta paraqitur si qytetarë të shtetit të Serbisë.

Image
Muhamet Kelmendi

Ndër të tjera ai shton që me këtë deklaratë ai po synon të zvogëloj ndikimin e Kurtit tek votuesit duke dalur kështu në anen e subjektëve të tjera politike në Kosovë.

“Deklarata e Petkoviçit shkon në drejtim të zhveshjës si kandidat të z.Kurti, duke e paraqitur si qytetarë të shtetit serb. Me këtë ai po synon që të zvogëloj ndikimin e Kurtit dhe të ndikojë të votuesit që ata mos të votojnë si kandidat të VV. Duke dalur këndej, Petkoviç doli në anen e subjektëve tjera politike në Kosovë”, u shpreh Kelmendi.

Në fund, Kelmendi thotë që me këtë deklaratë Petkoviç po tenton të i humbë vota Kurtit dhe ai të pësojë humbje në zgjedhje mirëpo se a do të realizohet kjo dëshirë vështirë të dihet.

Kelmendi thekson që që kjo mënyrë e Petkoviçit është edhe një armë në fushatë për subjektet e tjera politike, mirëpo sa të shfrytëzohet kjo mbetët të shihet.

“Me këtë ai po përpiqet të ndikojë në humbjen në zgjedhje të Kurtit. Por sa do të ndikojë kjo në gjendjen aktuale është një dëshirë që Petkoviç e shprehu dhe që shumë vështirë është të dihet se votuesit a do të dëgjojnë. Kjo gjithashtu është edhe një armë në fushatë për subjektet tjera politike. Ndërsa, sado të shfrytëzohet kjo, mbetet të shihet”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat