Krasniqi tregon qëllimin e presidentit Biden me letrën për njohje të Kosovës – jep parashikimin se kur do të ndodhë përfundimisht

Politika

Krasniqi tregon qëllimin e presidentit Biden me letrën për njohje të Kosovës – jep parashikimin se kur do të ndodhë përfundimisht

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:58
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, i shkroi të dielën një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që ta njohë Kosovën si shtet.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, shkroi ndër të tjera presidenti Biden.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se SHBA është arkitekte e pavarësisë së Kosovës dhe letra e Biden është pasqyrë se SHBA nuk na ka lënë pas dore.

Image
Islam Krasniqi

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar dhe janë arkitektët e Republikës së Kosovës, të cilët na kanë përkrahur pa kushte dhe duan që ta mbyllin procesin e shtetndërtimit. Letra e Presidentit të SHBA-së z. Biden dërguar presidentit të Serbisë lidhur më njohjen e Republikës së Kosovës është edhe një pasqyrë që tregon se SHBA nuk na ka lënë pas dorës, pasi që qeveria e kaluara apo përfaqësuesi i presidentit Trump disi na ka lënë pas dore me ofertat e tij kërcënuese merre apo lëre, duke e favorizuar qeverinë serbe karshi vendit tonë", është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, Biden dëshiron që ta mbyllë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke, derisa këtë nuk e ka arritur Brukseli dhe Biden dëshirojë ta bëjë këtë vet.

"Presidenti Biden dëshiron që ta mbyllë sa më parë dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe atë më njohje reciproke, pasi që e ka kuptuar se tryezat e Brukselit nuk kanë sjellë ndonjë të arritur apo rezultatin e shumëpritur dhe dëshiron që ta mbyllë vet, pasi që SHBA-të janë për vendime të mëdha dhe besojë se marrëveshja përfundimtare do të jetë në vitin e dytë të Presidentit Biden", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat