Vetëvendosje pësoi rënie në sondazhin e fundit, analisti: Kjo është arsyeja

Politika

Vetëvendosje pësoi rënie në sondazhin e fundit, analisti: Kjo është arsyeja

Nga: A.Morina Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në kohë fushate zgjedhore, sondazhet janë një nga elementet që tërheqin vëmendjen më të madhe të mediave dhe qytetarëve të vendit.

Së fundmi, kompania Pipos paraqiti një sondazh të ri ku të parën e këtyre zgjedhjeve e vendosi Lëvizjen Vetëvendosje me 40.95%. Mirëpo, ajo që shkaktoi debat ishte rënia e përqindjes së VV-së, pasi në sondazhin e realizuar javë më parë, ajo kishte 44.20%.

Njohësi i çështjeve politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi rënien e Vetëvendosjes në sondazhet e fundit.

Krasniqi deklaroi se sondazhet nuk e tregojnë gjendjen reale të zgjedhjeve, pasi ato mund të lëvizin në bazë të komunitetit që takojnë.

“Sondazhet asnjëherë nuk e tregojnë gjendjen reale dhe të sigurta të zgjedhjeve, ato mund të jenë një pasqyra të cilat mund të lëvizin realisht në bazë të komunitetit që takojnë”, u shpreh analisti.

Tutje, ai tha se ndikim të madh te rezultatet e sondazheve kanë edhe analistët dhe mediat të cilët mund të ndikojnë deri në 3 për qind të ndryshimit të rezultateve.

“Zakonisht edhe mediat dhe analistët luajnë një rol të rëndësishëm të cilët mund t'i lëvizin mendjet që kanë dyshime por jo edhe rezultatet, sepse 2 deri në 3 për qind mund të lëvizin për shkak të shpifjeve”, theksoi Krasniqi.

Në fund, Krasniqi kërkoi nga Vetëvendosje të mos i nënçmojë kundërshtarët e saj, pasi mund të përballet me befasi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Nuk besoj se ka gabuar VV-ja, por kanë gabuar ata qytetarë apo anë elektorat i cili është mësuar të ushqehet me gënjeshtra dhe të premtime boshe siç ishin 300 mijë vende pune, 250 mijë vende pune, liberalizimin i vizave etj. VV-ja s’ka gabuar, por vetëm që nuk duhet nënçmuar kundërshtarët politik, sepse mund edhe të humbasësh betejën”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat