Halili: Rruga e vetme e Serbisë është njohja e Kosovës

Politika

Halili: Rruga e vetme e Serbisë është njohja e Kosovës

Nga: A.M. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Ilustrim

Letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri bujë të madhe në opinionin publikë.

Në këtë letër, Biden kërkonte nga Serbia që të punonin drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thuhet në letrën e Biden-it.

Ndërkaq, profesor Nijazi Halili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se letra e dërguar nga Biden është një masazh i fuqishëm i zgjidhjes së krizës në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Letra e Bidenit drejtuar Presidentit Vuciq një masazh i fuqishëm i zgjidhjes së krizës në mes palës kosovare dhe asaj serbe e cila do të rezultojë me njohje reciproke. Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka shkruar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq një letër ku ndër të tjera i kërkon atij përmirësimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës. Letra e Bidenit drejtuar Vuçiqit është bërë për nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Presidenti amerikan në letrën e tij i premton Vuçiqit mbështetjen amerikane për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti Biden, mbetet shpresë e madhe për zgjidhjen e nyjës Ballkanike, zëri i fuqishëm i politikës në hapësirën e Gadishullit Ballkanik” është shprehur ai.

Po ashtu, profesori ka potencuar se rruga e vetme e Serbisë është njohja e shtetit të Kosovës.

“Zgjidhje tjetër nuk ka, për opinion e gjerë publike është krejt normale se Presidenti amerikan Joe Biden, ishte dhe do mbetet zëri i fuqishëm i politikes në hapësirën e Gadishullit Ballkanik, në theks të veçantë i zgjidhjes se krizës disa vjeçare në mes palës kosovare dhe asaj Serbe, andaj letra drejtuar kreut të Serbisë Aleksander Vuqic, është një mesazh i fuqishëm për politiken serbe se rruga e vetme për integrimin e saj, në Bashkimin Evropian mbetet njohja reciproke, ky mesazh për presidentin Vuqic, është një paralajmërim  se politika amerikane, mbetet shumë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne  Gadishullit Ballkanik, që ishte epiqendër e krizave dhe konflikteve ndërkombëtare”, ka përfunduar Halili për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat