“Pasojat do të ishin të rënda për Kosovën”, analisti jep emrin e politikanit që arriti ta ruaj vendin nga katastrofat – ja parashikimi për qeverinë e re

Politika

“Pasojat do të ishin të rënda për Kosovën”, analisti jep emrin e politikanit që arriti ta ruaj vendin nga katastrofat – ja parashikimi për qeverinë e re

Nga: N. H Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:20
Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj, të tre kandidatë për kryeministër të Kosovës.

Është duke vazhduar përplasja në distancë mes kandidates për presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Vjosa Osmani, dhe kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Së fundi, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti e as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, Osmai ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, derisa ka thënë se atij nuk i beson askush, e as bashkëpartiakët e tij.

Në lidhje me deklaratat e Osmanit, për këtë çështje, ka folur komentatori politik.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përgjatë periudhës sa qeverisi me vendin arriti t’i eliminojë pasojat më të rënda, më të cilat do të përballej Kosova.

Ai konsideron kjo erdhi falë bashkëpunimit të mirë që kishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bajraj është i mendimit se kreu i ekzekutivit gjatë kësaj kohe, i dha vendin një perspektivë të ndritshme në rrugëtimin koherent drejt integrimeve euro-perëndimore.

Image
Fatmir Bajraj

“Pa një politikë largpamëse dhe lidership të përgjegjshëm siç është kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pasojat për vendin do të ishin të paparashikueshme dhe katastrofale, kur dihen kapacitetet tona ekonomike, politike dhe ato në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Hoti, për një periudhë të shkurtër, i dha vendit një perspektivë të ndritshme, duke qartësuar orientimin strategjik të Republikës së Kosovës dhe kohezionin shtetëror të saj, në rrugëtimin koherent drejt integrimeve euro-perëndimore dhe ruajtjen e partneritetit me aleatet jetik dhe strategjik në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet analisti Bajraj.

Analisti ka fjalë të mëdha Hoti, dhe thotë se ky i fundit ka promovuar më së miri shtetin e Kosovës.

“Zoti Hoti si kryeministër serioz dhe shtetar i promovuar fuqishëm, edhe tani e tutje duhet të ndjek agjendën nacionale të shtetit të Kosovës, agjendë kjo e cila e dërgon vendin drejtë rrumbullakimit të shtetësisë dhe të integrimeve euro-atlantike, në bashkëpunim dhe me ndihmën e aleatëve dhe sponsorëve të lirisë dhe shtetit tonë sovran dhe demokratik”, është shprehur me tej ai.

Krejt në fund, ai ka theksuar se vetëm ai dhe qeveria e tij, do të ruaj koherencën dhe kohezionin shtetëror të Republikës së Kosovës.

“Hoti dhe qeveria e tij, do të ruaj koherencën dhe kohezionin shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe orientimin perëndimor të shtetit, si garanci e zhvillimit të kombit dhe të integrimeve rajonale e globale”, tha krejt në fund, njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat