Kritikohet ashpër vendimi i gjykatës serbe ndaj Vulinit, për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Politika

Kritikohet ashpër vendimi i gjykatës serbe ndaj Vulinit, për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Arife Morina Nga Arife Morina Më 10 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Serbia siç duket aq rëndë e ka për ta pranuar Kosovën si shtet të pavarur, sa që edhe tash 22 vite pas përfundimit të luftës, udhëheqësit e saj ende vazhdojnë ofendojnë shqiptarët.

Fyerjet e Serbisë nuk janë diçka e re ose e befasishme, mirëpo derisa ata kanë pranuar të bëjnë dialog me Kosovën, duhet të fillojnë ta pranojnë të vërtetën dhe të mbarojnë së ofenduari, shkruan "Bota sot".

Ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili muaj më parë pasi ishte zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiqit, në mediat në gjuhën serbe, ai nuk harroi të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shiptari”.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e tij kishte reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ ‘šiptari’ për shqiptarët. Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet”, ishte shprehur Kamberi.

Gjykata hedh poshtë padinë kundër Vullinit për termin "shiptari"

Mirëpo, termin ‘shqiptari’ të përdorur nga Aleksandar Vulin nuk e ka parë si ofendim Gjykata e Lartë në Beograd. Pasi, kjo e fundit e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa vitin e kaluar pati njoftuar se padia është ngritur për shkak të “gjuhës së urrejtjes” përkatësisht përdorimit të termit pezhorativ “shiptari” nga ana e Vulinit.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës së Beogradit, kanë reaguar edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës,, kandidatë të ndryshëm për deputetë, ish-ambasador të Kosovës, analist, etj., të cilët e dënuan ashpër këtë vendim dhe kërkuan reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Kamberi: Gjykata i ka dhënë fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqipatrëve

Ndërsa deputeti shqiptar, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook deklaroi se refuzimi i gjykatës për të shpallur fajtor Vulinin i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mos durimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve .

Kamberi ka ftuar autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit .

“Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi”, shkroi Kamberi.

Deputeti shqiptar, paralajmëroi se vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor.

Kelmendi: Serbia e vazhdon ideologjinë se Kosova është "serbe"!

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit lidhur me padinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, për përdorimin e termit ofendues ‘shiptari’.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi hedhjen poshtë të padisë së Vulinit, e ka parë si një veprim të pritshëm nga institucionet serbe, pasi në këtë rast, sipas tij kemi të bëjmë me një shtet racist që synon zhdukjen fizike të kombit shqiptar.

“Është anomali për të pritur që në Serbi të gjendet ndonjë organ i shtetit që do të dënoj gjuhen fyese apo edhe dhunën ndaj shqiptarëve. Ne kemi të bëjmë me një shtet tipik racist që udhëhiqet me ideologjinë e zhdukjes fizike të pjesës së kombit shqiptar në Kosovë”, tha ai.

Gjithashtu, profesori potencoi se tash e 100 vite, Serbia ideologjinë kryesore e ka se Kosova është serbe. Ai tërë shtetin serb, përfshirë gjykatat dhe institucionet, i cilësoi si fashiste.

“Serbia ka për pikësynim ideologjinë se Kosova është serbe dhe çdo gjë jo serbe duhet të zhduket njëherë e mirë nga e ashtuquajtura Serbia e "vjetër". Kështu vepruan tash e mbi 100 vite.

Në këtë kuadër nuk kemi të bëjmë vetëm me një organ apo gjykatë, por me tërë shtetin që është fashist”, deklaroi Kelmendi.

Në vazhdim, ai radhiti disa nga krimet serbe në Kosovë, për të cilat edhe pas 22 viteve, ende Serbia nuk ka dhënë llogari para ndonjë institucioni ndërkombëtarë të drejtësisë.

“Kush u dënua në Serbi për dhunën e terrorin e bërë ndaj shqiptarëve?

Sa çetnikë serbë u dëbuan për vrasjet dhe djegiet masovike?

Ku dhe si është përgjegjësia e këtij shteti për përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare?

Po dëmet që shkojnë deri në 30 miliardë euro, të krijuar nga Serbia kush merr përgjegjësi?”, përmendi Kelmendi.

Profesori u shpreh se dhuna dhe vendimet antishqiptare, mbështeten nga presidenti serb Vuçiq, e deri tek qytetarët më të thjeshtë serbë. Kelmendi tha se kudo në Serbi, ende dëgjohen thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Pra, nga mund të presim asnjë gjë pozitive nga një shtet i tillë, vetëm dhunë dhe veprime antishqiptare. Kjo vërtetohet edhe me vendimet që dalin në Beograd, ku në të gjitha nivelet përsëritet slogani i luftës kundër shqiptarëve.

E fillon muzikën e dhunës krimineli Vuçiq, vazhdon tek mini mullaçka Daçiq e Vulin dhe kalon te burri mashkull i Serbisë çetnike. Kudo në këto nivele dëgjohen klithmat e urrejtjes nacional raciste ndaj shqiptarëve”, theksoi ai.

Mirëpo, profesori kërkoi që shqiptarët të mos shqetësohen për gjuhën fyese të çetnikëve serbë, pasi dihet se ata janë ‘ciganë të Rusisë’ dhe prej tyre nuk pritet asgjë e mirë.

“Për shtetin kriminal serb shqiptarët janë "shiptari", "arrnauti", "turci" a "mozda" i "cigani". Aspak nuk duhet të shqetësohemi nga kjo ideologji çetnike serbe, pasi dihet se vetë serbët janë ciganë të Rusisë, prandaj nga ciganët nuk pritet gjë pozitive.

Kjo jo pse unë nuk i respektoj romët që si sinonim kanë "cigani". Përkundrazi, romët janë minoritet i respektuar, por serbët nuk janë romë, ata janë ‘cigani iz Rusie’”, nënvizoi profesori.

Në fund, bëri apel te shqiptarët që të punojnë shume dhe ta mbrojnë vetveten, në mënyrë që asnjëherë më serbët të mos kanë mundësi të ushtrojnë dhunë dhe terror ndaj tyre.

“Shqiptarët duhet të punojnë dhe të jenë në gjendje ta mbrojnë veten, elementet e mbeturinave ruse nuk njohin kufi në masa të dhunës.

Prandaj duhet të punojmë që kurrë më mos të kryejnë jashtëqitësit rusë dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve”, përfundoi Kelmendi.

Burjani: Ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd ndaj Aleksandar Vulin

Edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot” deklaroi se ky hedhja poshtë e padisë ndaj Aleksandar Vulinit, ishte një vendim i pritshëm.

Image
Blerim Burjani

Burjani tha se shteti serb ende vazhdon të jetojë me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, prandaj edhe kërkoi që rasti i Luginës së Preshevës të trajtohet në nivel ndërkombëtarë.

“Kjo nuk është e çuditshme, si vendim ka qenë i pritshëm, Serbia vazhdon të jetojë me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, një arsye shtesë është çështja e Luginës të trajtohet në forumet ndërkombëtare”, theksoi ai.

Juristi ta se duhet urgjentisht një zgjidhje për shqiptarët në Serbi, në mënyrë që të mos sulmohen nga policia serbe, sa herë që ata dëshirojnë.

“Për luginën duhet një zgjidhje që garanton shqiptarët në Serbi, se nuk do të ndëshkohen dhe nuk do të sulmohen nga forcat policore serbe sa herë që ata dëshirojnë”, potencoi ai.

Burjani kërkoi të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, pasi ata ende po vazhdojnë të keqtrajtohen nga të gjitha regjimet serbe.

“Policia serbe ne Luginë ka keqtrajtuar dhe vazhdon të keqtrajtoj shqiptarët ashtu siç i kanë trajtuar të gjitha regjimet serbe të deritanishme pa dallim.

Duhet pra një zgjidhje politike për Luginën e shqiptarëve dhe territoret etnike ne Serbi Preshevë , Bujanovc dhe Medevexhë”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat