“Kjo parti do të fitojë bindshëm”, analisti jep parashikimin, zbulon shkaqet e rënies së LDK-së – përmend Thaçin e Grenellin

Politika

“Kjo parti do të fitojë bindshëm”, analisti jep parashikimin, zbulon shkaqet e rënies së LDK-së – përmend Thaçin e Grenellin

Nga: G.B Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Fotografi ilustruese

Të pabesueshme dhe të porositura e të paguara po vlerëson sondazhet e publikuara nëpër media.

Në pothuajse të gjitha, parti fituese është Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK e PDK.

Por kjo ka bërë që të ketë debate të shumta, se sa mund të jenë të sakta ato.

Image
Fadil Lepaja

Lidhur me këtë, publicisti Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se VV ka mbetur e vetmja parti që mbeti konsekuente për ndryshime dhe e rezistueshme ndaj presioneve, e pakorruptuar, prandaj duke parë frymën për ndryshime është krijuar pritshmëria që kjo parti të fitojë bindshëm.

“Është e vërtetë se është krijuar një pritshmëri në këtë drejtim, duke pasur parasysh problemet që i ka PDK me rimëkëmbjen pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të saj dhe udhëheqësit të saj për më shumë se një dekadë e gjysmë, z. Thaçi. Po ashtu prishja e koalicionit me LVV nën presionet e z. Thaçi dhe ish emisarit Grenell ndaj një pjese të saj, solli rënien e mbështetjes për LDK. Kështu që LVV mbeti e vetmja parti që mbeti konsekuente për ndryshime dhe e rezistueshme ndaj presioneve, e pakorruptuar, prandaj duke parë frymën për ndryshime është krijuar pritshmëria që kjo parti të fitojë bindshëm”, është shprehur ai.

Andaj, sipas tij, sondazhet për fitoren e saj janë të qëndrueshme por varet se sa do të jetë e thellë kjo fitore.

“Kështu në këtë kontekst sondazhet duken të qëndrueshme rreth fitores së LVV por ka diferenca se sa e thellë do të jetë kjo fitore dhe a do të jetë kjo e mjaftueshme të formojë vetë qeverinë apo do të detyrohet të futet në koalicione dhe të bëjë kompromise”, ka vlerësuar Lepaja.

Ai shton se lihet përshtypja se disa sondazhe janë të porositura, derisa fillimisht kishte sondazhe që e nxirrnin VV-në parti fituese gati me 2/3, e më pas sondazhe që e nxirrnin me përqindje më të vogël, që të mendohet se ajo nuk mund ta formojë e vetme qeverinë dhe duhet të bëjë koalicion me ndonjë parti.

“Këtu pastaj lihet përshtypja se disa sondazhe janë porositur nga partitë apo janë mediat ato që anojnë. Fillimisht u bënë disa sondazhe të cilat parashihnin fitore gati me 2/3 të LVV për të nxitur pastaj sondazhe me përqindje të ultë, dhe duket se është duke u krijuar qëllimshëm një pritshmëri për fitoren e LVV me një përqindje të pamjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme dhe sugjerohen partitë e mundshme për koalicion. Duke renditur këtë parti si të dytën apo tretën sugjerohet edhe koalicioni i mundshëm. Pra, mendoj se ka projeksione dhe sondazhe të porositura më tepër se matje reale të opinionit”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat