Sondazhet dhe koalicionet/ Ky është çelësi i formimit të Qeverisë Kurti

Politika

Sondazhet dhe koalicionet/ Ky është çelësi i formimit të Qeverisë Kurti

Nga: N.Sh Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:19
Albin Kurti

14 shkurti, është dita e zgjedhjeve që për Lëvizjen Vetëvendosje, kjo është ditë e referendumit. Lëvizja Vetëvendosje pretendon fitojë 51% në këto zgjedhje.

Madje ka zëra nga kjo Lëvizje se do të fitojnë edhe më shumë. Edhe sondazhet janë duke e qitur të parën Lëvizjen Vetëvendosje, megjithatë rezultati final do të shihet pas 14 shkurtit.

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse nuk i arrin mbi 51% do të jetë paksa e vështirë të formojë Qeverinë sie vetme. Kështu që, LVV-ja duhej të bëjë një koalicion me një parti tjetër.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se brenda pesë minutave do të arrinte një koalicion me Albin Kurtin për krijimin e Qeverisë. E kjo do të mbetet të shihet pas rezultatit zgjedhor.

Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka folur për krijimin e Qeverisë. Burjani thotë se nëse VV-ja fiton mbi 50% atëherë do të bëjë Qeverinë me minoritete. Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, atëherë mund të ketë një krizë.

“Nëse VV merr 50% a mbi, atëherë VV dhe minoritetet do të zgjedhin qeverinë e ardhshme, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mund të ketë krizë të madhe, VV nëse ka heq linjat e kuqe me PDK, është diçka tjetër, edhe pse mendoj se këto linja të kuqe ende janë te VV, tash opsion i mbetet AAK dhe NISMA dhe minoritetet për të bërë qeveri në këtë rast do të ndaheshin posti i Presidentit dhe posti i kryeministrit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, është e vështirë që VV do të marr më shumë se 36%, e kjo do të detyronte VV-në të merret me partitë tjera për të formuar qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat