Skenari/ Ja se si Qeveria Kurti do të bëjë arrestimin e kriminelëve në Kosovë

Politika

Skenari/ Ja se si Qeveria Kurti do të bëjë arrestimin e kriminelëve në Kosovë

Nga: N.SH Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, pritet të formoj Qeverinë Kurti 2. Kjo qeveri nuk dihet akoma se a do të bëhej e vetme, apo me ndonjë koalicion me partitë tjera politike.

E gjithë kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Nëse Vetëvendosje arrin shumicën në Kuvend, atëherë nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike, por nëse nuk arrin të ketë shumicën, do të duhej që me një parti shqiptare të arrijë koalicionin qeverisës.

Për një koalicion tashmë është vet deklaruar AAK-ja. Lideri i saj, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vetëm 5 minuta i duhet kohë për të nënshkruar koalicionin LVV-AAK.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas deklaratave të tyre, në qeverisjen e tyre do të bazohen në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Analisti politik, Faton Mehmeti, e ka komentuar qeverinë e re të Albin Kurtit. Ai thotë se, nuk dihet nëse VV-ja do arrij të qeverisë e vetme, ndryshe, sipas tij, s’do duhet të bëj koalicion me ndonjërën nga partitë tjera; përflitet AAK.

“Në këtë rast bie menjëherë ky premtim, pasi ata që kanë përfituar janë edhe në AAK. Në rastin më të mirë Vetëvendosje do qeverisë e vetme, edhe pse as këtu s’do e ketë të lehtë”, thotë Mehmeti.

Mehmeti thotë se, qeverisja Kurti duhej të bëjë reforma në drejtësi, polici dhe arrestimin e kriminelëve.

“Fillimisht duhet të bëhet vetting në drejtësi, pastaj në polici dhe krejt në fund arrestimi i kriminelëve. Këta të fundit i janë shumë thellë rrënjët, aq sa vështirë do të jetë për ta të ç’kapet. Megjithatë, në parim pajtohet se duhet të luftohen kriminelët me mjete demokratike, mirëpo shoh të vështirë që kjo të ndodh për një mandat qeverisës”, thotë Mehmeti. Për fundit, ai shton se, duhet të ç’kapet shteti në sistemin e drejtësisë, tek pastaj të bëhet arrestimi i kriminelëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat