A ka guxim Vetëvendosje të përballet me komandantët? Haziri: Së pari duhet të përballët me Rexhep Selimin që dyshohet për vrasje politike

Politika

A ka guxim Vetëvendosje të përballet me komandantët? Haziri: Së pari duhet të përballët me Rexhep Selimin që dyshohet për vrasje politike

Nga: N.Sh Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:39
Rexhep Selimi

Lëvizja Vetëvendosje si synim për Qeverinë e saj, që pritet të formohet pas 14 shkurtit, çkapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ata kanë paralajmëruar vetting në sistemin e drejtësisë dhe kështu sipas tyre, mund të kemi një shtet të së drejtës dhe të pakontrolluar nga grupet siç i quajnë ata kriminale.

Analisti politik, Nexhat Haziri thotë se, kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, mbetët për tu parë nga rezultati që do të dal nga kutitë e votimit, por, sipas tij, nëse eventualisht LVV-ja do të jetë partia e cila do të formojë qeverinë e re, nuk beson dhe nuk pret ndonjë përballje me krimin organizuar dhe korrupsionin.

Kjo për faktin që sipas tij, nëse i shohim tani ato çfarë i ka shfaqur si objektiva të saj qoftë edhe për vetingut janë shumë të zbehura, dhe nuk e përmbushin fare pritjet që ku subjekt politik i ka nxitur te qytetarët e Kosovës.

“Nuk mundësh të përballësh me komandantët që kanë zhvatur Kosovën, e ta amnistosh komandantin tjetër që e kë në subjekt politik, i cili po ashtu është apo ishte zhvatës sa edhe komandantët e tjerë të cilët “lideri supreme” i ka shpallur edhe armiq të tij”, thotë Haziri.

Sa i përket vrasjeve politike, sipas tij, LVV-ja dhe qeveria e saj eventuale, nuk do të bëjë asnjë hap në këtë drejtim, pasi çdo hetim për këtë çështje duhet filluar sërish nga brenda subjektit politik.

“Unë dua të ua kujtoj juve, se njëri nga të dyshuarit për vrasjet politike është edhe Rexhep Selimi, i cili para se të shkonte në Hagë, ishte zë i LVV-së në Kuvendin e Kosovës. Pastaj lidhur më këtë çështje dua t’ua rikujtoj edhe deklaratën e ish deputetit, tani serish kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi, i cili publikisht ka deklaruar se është plagosur nga truproja e Rexhep Selimit, ndërsa arma që është përdorur në atentatin ndaj tij, është e njëjta armë nga e cila është vrarë Xhemajl Mustafa”, thotë tutje Haziri.

Sipas tij, LVV-ja , kur flet për shtet ligjor, është thjesht mashtrim. “LVV-ja po tenton ta shesë si “mall” për fushatë zgjedhore, dhe në emër të kësaj “kauze” po tenton të inkasoj sa më shumë vota”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat