Letra që alarmoi Serbinë për Kosovën

Politika

Letra që alarmoi Serbinë për Kosovën

Nga: A.SH Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ditë më parë kishte dërguar letër Aleksandër Vuçiq në të cilën thuhej “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”.

Mirëpo nga ana e Beogradit ka pasur reagime të ashpra duke e minimizuar këtë mesazh të Biden, duke reaguar edhe vet Aleksandër Vuçiq duke thënë se "Serbia nuk është dakord me këtë".

Analisti politik, Leon Duhanaj për “Bota sot” ka komentuar këtë duke thënë se, ky mesazh ka qenë eksplicit dhe i qartë.

“Letra e Presidentit Biden, drejtuar Presidentit të Serbisë, është dëshmi serioze e konsistencës amerikane në qëndrimet karshi zgjidhjes së çështjes, përkatësisht përmbylljes se procesit negociatorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, proces i cili pritet të përmbyllet shpejt dhe të përfundoj me njohje reciproke. Nëse deri me sot, adresimet ndaj Serbisë kanë qenë me shumë implicite, ky mesazh ka qenë eksplicit dhe i çartë. Edhe njëherë nga Shtëpia e Bardhë, vinë mesazhe të çarta karshi Serbisë, e që ne e dimë nga e kaluara se kur ka patur mesazhe eksplicite, kanë ndodhur edhe zhvillime konkrete. Në ketë kontekst , Presidenti Biden, edhe njëherë ua bëri të çartë se njohja e Kosovës nuk ka alternativë dhe se sa me herët të ndodhë kjo nga Serbia, do të jetë veç me mirë për vetë Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Ballkani perëndimor, ka sfida të mëdha para vetës, siç janë integrimi dhe globalizmi dhe sfidat e shekullit XXI. Një pasqyrë të tillë na e dha edhe Covid 19. Në zgjidhjen e këtyre sfidave, kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ndërsjellë, bashkëpunim i cili, nuk do të mund të jetë efikas përderisa kemi hasmëri. Në ketë kontekst, uroj që Serbia t'i lexoj dhe kuptojë mirë mesazhet amerikane, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga errësira në të cilën gjendet dhe t'i kthehet realpolitikës e cila nënkupton pranimin e realitetit të ndodhur Kosovë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, Serbia do të hezitojë dhe do të prolongojë njohjen e Kosovës, me shpresë që Kosova të shpallet shtet i dështuar e jofunksional.

“Serbia nuk ka treguar as konsistencë, e as shkathtësi diplomatike e politike për të qenë në gjendje me artikuluar drejtë në vlerësimin e situatave. Ajo çdoherë ka qenë e ndikuar nga qasja populiste e jo nga ajo realiste, prandaj edhe ka pësuar në vazhdimësi. Mendoj që është koha e fundit që Serbia të mësoj nga gabimet e veta dhe t'u kthehet problemeve të brendshme që i ka të shumta e mos ta mbaj peng, as Kosovën e as popullin e vetë. Serbia do të hezitojë dhe do të prolongojë njohjen e Kosovës, me shpresë që mund të arrij që përmes satelitëve të vetë brenda Kosovës, ta destabilizojë me shpresën që të shpallet shtet i dështuar e jofunksional. Por, megjithatë, edhe përkundër faktit që do na bën jetën të vështirë, Kosova, bashkë me miqtë e vetë, siç është SHBA, do ja del ta imponojë njohjen nga Serbia”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat