Analisti flet për interesat që Kurti ka nga Osmani

Politika

Analisti flet për interesat që Kurti ka nga Osmani

Nga: A.Z Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vjosa Osmani, nuk është e rëndësishme për Kurtin, ajo është e dobishme.

Sipas Molliqajt, në VV nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm, por vetëm të dobishëm sepse i rëndësishëm është vetëm një, duke aluduar në Kurtin.

“Nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm tjerët të dobishëm”, është shprehur Molliqaj.

“Si t’i vyen atij të rëndësishmit, gjithkush është i dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në LVV ekziston një logjikë sipas së cilës çdo gjë ka vlerë me Albinin dhe asgjë nuk ka vlerë pa të.

Ai thotë se Kurti do të vazhdoj ta përdor për interesa të veta Vjosa Osmanin, gjë që mund të bëhet e rrezikshme për pozitën e tij

“Jo vëtëm Molliqaj por shumë njerëz të tjerë, përfshi edhe mua, e kanë thënë vazhdimisht se në VV, ekziston një logjikë e instaluar përmes indoktrinimit masiv, e cila thotë që gjithçka ka vlerë me Albinin dhe, asgjë ska vlerë pa të. Kanë hyrë dhe kanë dalë me dhjetra e qindra të cilët janë bindur për një gjë të tillë. Në ketë segment edhe znj. Vjosa Osmani nuk bën përjashtim. Albin Kurti do të vazhdoj ta përdorë për interesa të veta derisa t'i shkoj mendja se znj. Osmani, mund t'i bëhet e rrezikshme për pozitën e tij”, tha ai.

Tutje ka shtuar se duhet të gjenden modalitetet që Osmani ose të largohet vetë ose do i’a bëjë siç ua bëri Shpend Ahmeti dhe Visar Imeri të cilët i përjashtoi.

Sipas Duhanaj, nëse Osmani do të vazhdoj siç ka filluar duke e luajtur kamikazin, do të përfundoj shumë keq.

“Në pikën kritike, duhet të gjenden modalitetet që znj. Osmani, ose të largohet vetë, e dëshpëruar, ose do ja bëj siç ua bëri z. Shpend Ahmetit dhe z. Visar Imeri të cilët i përjashtoi dhe i komprometoi si puçist përderisa z. Kurti në atë kohë gjendej në burg. Për dallim prej shumë figurave të tjera, të cilat hynë dhe dolën deri diku dinjitetshëm, znj. Osmani ka filluar me e luajtur kamikazin dhe kam frikën se nëse vazhdon siç ka filluar t'i bëhet urë e pakushtëzuar, do të përfundoj shumë keq”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat