“Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë” - analisti flet për vendimin e Gjykatës në Beograd

Politika

“Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë” - analisti flet për vendimin e Gjykatës në Beograd

Nga: M.H Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Ditë më parë Gjykata e Lartë në Beogradë ka hedhur posht akuzat ndaj ministrit të Brendëshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili muaj më parë pasi ishte zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiqit, në mediat në gjuhën serbe, ai nuk harroi të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shiptari”.

Ishtë kjo deklaratë e cila u trajtua në Gjykatën e Lartë në Beograd e që si përfundim e shpalli të pafajshëm, kështu duke mbuluar edhe njëherë deklaratat fyese të liderëve të Serbisë karshi shqptarëve.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” u shpreh që vendimi i Gjykatës në lidhje me Vulinin tregon edhe njëherë fytyrëne vërtetë të Serbisë dhe Vuçiqi, në raport me shqiptarët.

Ai shton që Vuçiq nuk dallon nga Rankoviç e as nga Millosheviqi.

Image
Nexhat Haziri

“Vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd e cila e hodhi poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin, për shkak të “gjuhës së urrejtjes” përkatësisht përdorimit të termit pezhorativ “shiptari”, nga ana e ministrit serb, tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, e cila në raport me shqiptarët nuk dallon nga Serbia e Aleksandër Rankoviçit apo të ish-shefit të presidentit aktual Vuçiq, nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”, u shpreh Haziri.

Analisti më tej, shton që është në lidhje me këtë vendim ka habitur edhe heshtja e Brukselit që nuk reagoi në lidhje me këtë vendim.

Ndër të tjera Haziri kritikoi edhe reagimet e vonshme të Prishtinës dhe të Tiranës.

“Është për tu habitur fakti se ndaj këtij vendimi nuk patëm një reagim nga Brukseli, i cili po e vlerëson Serbinë si shtet demokratik duke i bërë edhe favor në procesin e integrimit të saj në BE, përkundër që Serbia po vazhdon me veprime aspak demokratike dhe në kundërshtim me parimet e vet BE-së kur janë në pyetje të drejtat e pakicave dhe respektimi i tyre. Po ashtu është për keqardhje reagimet e vakta nga Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare, për vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit, e cila e legjitimoi termin fyes “shiptari”, dhe që kjo tashmë është edhe vet politika zyrtare shtetërore e Serbisë”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat