“Vetëm kjo e shpëton Kosovën nga zgjedhjet e reja”, paralajmërohet kriza politike pas 14 shkurtit

Politika

“Vetëm kjo e shpëton Kosovën nga zgjedhjet e reja”, paralajmërohet kriza politike pas 14 shkurtit

Nga: P.R Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim “Bota sot”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa ka paralajmëruar se pas 14 shkurtit, vendi do të ketë krizë politike, pasi që nuk ka pajtueshmëri ndërmjet forcave politike për zgjedhjen e presidentit.

“Tema e presidentit nuk na lë rahat dhe askush s’mund të jetë komod. Askush s’do të ketë vota të mjaftueshme që ta bëjnë presidentin. E shoh këtë çështje si mjaft delikate dhe me ketë arrogancë të VV-së është zor se kush do të ulet më ta që ta zgjedhin presidentin”, ka thënë Mustafa.

Se Kosova mund të përballet me një krizë politike, e thotë edhe analisti politik, NexhatHaziri.

Image
Nexhat Haziri

“Sigurisht se ndaj tënjëjtin mendim me liderin e LDK-së, z. Mustafa, se çështja e zgjedhjes së presidentit, mund të na shpije drejtë një krize të rëndë politike dhe institucionale, pasojat e së cilës do të ishin shumë të mëdha për Kosovën, si në aspektin e brendshëm në ngecje të zhvillimit në të gjitha aferat e jetës, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nëveçanti nëagjendën integruese euro-atlantike të vendit”, thotë Haziri.

Sipas tij, Kosova është në rrezik që të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, krejt kjo për shkak të dështimit për zgjedhjen e Presidentit.

“Arroganca me të cilën iu është qasur LVV-ja procesit zgjedhor të 14 shkurtit, nuk lë vend për partneritet dhe bashkëpunim me forcat e tjera politike, e që ky bashkëpunimështë shumëi domosdoshëm pas 14 shkurtit, pasi asnjë parti politike nuk do ta ketë shumicën, përkundër që e majta ekstreme (VV-ja), po pretendon për një pushtet absolut. Mendoj se rreziku që të kemi serish njëproces të zgjedhjeve parlamentare ta kemi në vjeshtë, së bashku me ato lokale është shumë reale, për shkak të këtij polarizimi të skajshëm të skenës politike kosovare”, shprehet Haziri për “Bota sot”, duke shtuar se e vetmja zgjidhje është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar.

“E vetmja shpresë për ta evituar këtë, mund të jetëndërhyrja e faktorit ndërkombëtar që t’i sjellin partitë politike rreth njëdakordimi për një president konsensual, për ta evituar krizënzingjirore politike dhe institucionale në vend”.

“Megjithatë, nëse eventualisht LVV-ja do të dalë e para nga këto zgjedhje dhe mundësia e saj për të bërë qeverinë, serish do të jetë një pasigurie e madhe për një stabilitet politik, pasi mendësia e kësaj organizate politike dhe koncepti i saj qeverisës i tipit komunist Parti-Shtet, do të shpije gjithashtu në një polarizim shoqëror në Kosovë dhe izolim të vendit, pasi mendësia komuniste, është një mendësi e kaluar e cila nuk do të gjejë përkrahje e as partner te faktori ndërkombëtar në raport me Kosovën. Andaj zgjedhjet e 14 shkurtit, lehtë mund të mos jenë zgjidhje, dheta shtyjnë serish vendin drejtë krizave edhe me të thella dhe jo vetëm politike”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat