Po vjen fundi i hajnave

Politika

Po vjen fundi i hajnave

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 shkurt 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustruese

Tanimë s’ka asnjë dyshim, koha e hajnave ka marr fund. Bashkimi i Vjosës me Albinin pritet që më 14 shkurt të rezultojë me debaklin e pritur për partitë që 20 vjet e kanë vjedhur popullin.

Burimi i krimit, korrupsionit, nepotizmit ka ardhur ekskluzivisht nga PDK. Kjo parti me mashtrime, manipulim, gracka ndaj kundërshtarëve, ka arritur të mbijetojë kaq gjatë në pushtet, për më tepër kërkon të kthehet prapë.

PDK, njashtu edhe dega e saj Nisma, janë një brumë, një mendësi: zhvatje..zhvatje..zhvatje….e të cilat pitet të marrin fund me 14 shkurt. Këtë të diel,qytetarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga mërgata, do të japin ndëshkimin e merituar kastës së vjetër politike, që ka zhvat këtë vend për 20 vjet.

PDK pritet të pësojë debakël në zgjedhje, kurse NISMA as pragun mos ta kalojë, rrjedhimisht edhe shuarja e saj. Edhe LDK pritet të merr dënimin e merituar për shkak të flirtimit të saj me PDK, me rivalin e saj historik. Qytetarët e Kosovës akoma nuk e kanë harruar bërjen e Hashimit president, me votat e LDK, kundërshtarit më të madh të Ibrahim Rugovës.

Mos të harrojmë edhe AAK, që për pushtet lëshoi bajrakun për demarkacionin, kauzë e rrejshme për të marr pushtetin. Kjo parti, ashtu si partitë e dala nga lufta, nuk i kanë sjellur asgjë të mirë vendit, përveç zhvatje, hajni, me që rast mbi 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin. Askush deri sot nuk është kujdesur për qytetarët e vendit,, mbi 40 veteranë kanë bëre vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

14 shkurti është një datë, ku pritet që ndëshkimi të jetë më i madh se merita për atë që voton, Votat për VV më shumë do të jenë vota ndëshkimi për kaskën e vjetër, se vota që njëmend besojnë tek VV.

Vjosa është bashkuar me Albinin ngase nuk kishte rrugë tjetër, si alternativë e fundit për të kthyer shpresën e humbur nga qytetarët. Të gjithë ata që kanë vjedhur këtë vend, pritet që më 14 shkurt të marrin ndëshkimin e merituar, me qytetarët që tanimë kanë tjetër qasje ndaj politikanëve.

Më s’ka bastione, qytetarët votojnë atë që punon për ta, dhe jo xhepat e politikanëve. Qytetari i Kosovës më nuk lejon që të qeveriset nga hajnat, nga ata që kanë bëre vila, jahte, “ shtëpi publike më bazena”, dhe jetë luksi.

Kjo tanimë i takon të kaluarës. Edhe ata që fitojnë me 14 shkurt, e kanë marrur mesazhin nga qytetarët, nga një grua e moshuar në Ferizaj që i tha Albinit dhe Vjosës: “nëse punoni për xhepat e juve, edhe juve kemi me ju largu si ata të tjerët”.

Me 14 shkurt, hajnat qeverinë do e shohin vetëm nga TV, deri në ditën kur duhet të përballën më gjykimin e tyre për përvetësim të pronës / pasurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat