Parashikimi më i fundit i analistit: Ky do të jetë koalicioni që do të qeverisë me vendin – ja emri për president që mund ta zgjidh ngërçin

Politika

Parashikimi më i fundit i analistit: Ky do të jetë koalicioni që do të qeverisë me vendin – ja emri për president që mund ta zgjidh ngërçin

Nga: N. H Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë të paparashikueshme.

Ai është shprehur se pas përfundimit të zgjedhjeve mund të ketë koalicione të ndryshme. Ndërsa, ka përmendur se më i mundshmi është ai mes VV-së dhe AAK-së, por që nuk e ka përjashtuar edhe atë me LDK-në.

“Këto zgjedhje janë të paparashikuara, të gjitha mundësitë janë në tavolinë, asgjë nuk përjashtohet. Mund të qeverisë e vetme Lëvizja Vetëvendosje. Mund të ketë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Mund të ketë koalicion edhe me Lidhjen Demokratike e Kosovës, por edhe mund të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë analisti Mehmeti.

Kurse, shprehet skeptik se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në këto zgjedhje mund t’i arrijë 61 deputetë.

Image
Faton Mehmeti

“Në këtë aspekt duhet të nisemi nga ajo që është më afër të ndodh, e shoh më të mundshëm koalicionin me AAK-në. Vështirë që Vetëvendosje të ketë 61 deputetë, që edhe nëse e arrin vështirë të ketë të mundur të qeverisë vetëm, pasi votat i duhen për presidentin. Ramush Haradinaj shihet më i preferuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por pa e bërë atë president. Murat Jashari do të jetë çelësi, o do zgjidhet ai president ose vendi në zgjedhje”, tha mes tjerash ai.

Krejt në fund, Mehmeti ka potencuar se në rrethanat aktuale, e sheh VV-AAK si koalicioni më i mundur.

“Lëvizja Vetëvendosje do mundohet të luaj këtë lojë. VV-AAK e shoh si koalicionin më të mundur në këto rrethana”, ka thënë krejt në fund, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat