Ish anëtari i KQZ-së tregon si mund të thyhet heshtja zgjedhore

Politika

Ish anëtari i KQZ-së tregon si mund të thyhet heshtja zgjedhore

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

Në ora 24:00 të datës 13 shkurt ka filluar heshtja zgjedhore pas dhjetë ditë fushatë zgjedhore.

Qytetarët e Kosovës me 14 shkurt kanë të drejt të dalin në qendrat e votimit që nga ora 7 e mëngjesit.

Ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se në cilat raste thyhet heshtja zgjedhore.

Ai ka thënë se partitë politike mund të ndëshkohen nëse bëhen tubime të ndryshme, si dhe publikimet në rrjetet sociale.

“Çfarëdo fushate që bëhet, qoftë me tubime të vogla nëpër shtëpi, qoftë e publike nëpër kafiteri, qoftë në rrugë apo qoftë dhe në rrjete sociale mund të ndëshkohen partitë politike”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Burjani ka sugjeruar që të bëhet respektimi i plotë i heshtjes zgjedhore.

“Duhet të respektohet heshtja e plotë, nuk ka marketing politikë, nuk ka asgjë; as individual e as partiak”, ka thënë ai për “Bota sot”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat